Categories Lajme

Dy ditë dhe 18 orë, Gjiknuri tregon çfarë iu dha Yuri Kim për të ngrënë në rezidencë

Përveç takimeve me palët, u deshën dy ditë nga 9 orë mbledhje në rezidencën e Yuri Kim që të arrihej një dakortësi mes palëve politike të Këshillit Politik. Ndërkaq, në ‘Zonë e Lirë’ bashkëkryetari i Komisionit për Zgjedhoren, Damian Gjiknuri, zbuloi se çfarë konsumuan ato 9 orë, në rezidencën e ambasadores amerikane në Tiranë, Yuri Kim.

“Kishte lloje të ndryshme sanduiçësh, me ton, me sallam, me vezë, shumë të shijshëm dhe vetëm ujë, as birrë as verë. Nuk shërbente njeri birrë. Drekë darkë bashkë i hëngrëm. S’kishim vajtur për darkë atje ne. Për cimbizëm siç thonë shqiptarët. Ishte një njeri aty që përgatiste ushqim për stafin dhe përgatiti sanduiçë”, tha Gjiknuri.

Çani: Po 9 orë me sanduiçë, të paktën duhet të kishte diçka të hanit një drekë, unë s’po them që të futeshit me kokë me gjëra të rënda. Po kafe?
Gjiknuri: Po dhe kafe kishte sigurisht, kafe amerikane.
Çani: Po ëmbëlsira, kek?

Gjiknuri: Po sigurisht kishte dhe gjëra të ëmbla.
Curri: A mbeti gjë në tavolinë?
Gjiknuri: E kisha mendjen te Reforma Zgjedhore dhe jo çfarë mbeti në tavolinë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Shtunë 4 Korrik 2026

Dashi Për te qene te lumtur me partnerin duhet te bëni disa lëshime te vogla.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident i rëndë pranë pikës kufitare në Morinë, 6 makina përplasen mes tyre

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur këtë të shtunë në kilometrat e fundit të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident rrugor në aksin Gjirokastër–Tepelenë, plagosen dy persona

Një aksident rrugor ka ndodhur ditën e sotme në aksin Gjirokastër–Tepelenë, pranë vendit të quajtur…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vlorë, arrestohet 32-vjeçari/ I gjenden pistoletë, 40 fishekë dhe radio e ngjashme me atë të Policisë

Një 32-vjeçar është arrestuar në Vlorë pasi u kap duke qarkulluar me një automjet tip…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vlorë/ Gjendet e mbytur një vajzë e re në plazhin e Porto Novos

Një ngjarje tragjike është shënuar pasditen e kësaj të premteje në bregdetin e Vlorës. Një…

LEXO ME SHUME