Në qytetin e Korçës vijojnë të qëndrojnë të karantinuar në hotel rreth 40 qytetarë shqiptarë, të kthyer nga Greqia. Ata janë shprehur se prej dy ditësh janë pa ushqim, dhe e vetmja gjë që kanë janë disa shishe me ujë. Qytetarët i janë drejtuar abcnews me një letër duke shpjeguar edhe kushtet në të cilat ata gjenden aktualisht.
Kërkesat që ata kanë me shumë prioritet janë ushqimet, ilaçet. Ndërsa janë shprehur se kanë bërë kërkesë për të takuar prefektin. Ata shprehen se janë në panik për shkak se janë në vështirësi nga gjendja ekonomike dhe theksojnë se nuk dinë nëse do të mund të largohen pasi nuk mund të paguajnë dot hotelin”, janë shprehur qytetarët. Ndërkohë karantina mbyllet të hënën e ardhshme. Pronari i hotelit ka premtuar se deri në ditën e 14 do të qëndrojnë, por ditën që do të mbarojë do të duhet të paguajnë qëndrimin dhe ushqimin. Nga Bashkia ata nuk kanë marrë asnjë përgjigje. Gjithashtu ata theksojnë se i kanë mbaruar të ardhurat që kishin nga puna në shtetin grek.
Deri tani se vetë qytetarët ndihmojnë njëri-tjetrin me ato pak të ardhura që i kanë mbetur me ndonjë ushqim apo qumësht pluhur. Ushqimet nuk sigurohen nga hoteli, ndërkohë nuk ka pasur asnjë ndihmë as nga qytetarët dhe as nga instancat shtetërore. Bëhet fjalë për persona të cilët kanë vështirësi ekonomike, tashmë ata kanë mbetur të izoluar në ambientet e hotelit pa ushqim. Ndërsa nga ana tjetër në qytetin e Pogradecit Bashkia i ja siguruar pako ushqimore, e kundërta është parë të ndodhë nga autoritetet në Korçë.