Categories Showbiz

Dy drone në pak minuta, ja surpriza që i bënë fansat Luizit

Këngëtari Luiz Ejlli është një nga banorët më të preferuar të publikut brenda shtëpisë së “Big Brother Vip Albania” dhe këtë gjë e vërtetojnë fansat e tij çdo ditë e më shumë. Megjithëse produksioni e ka ndaluar, për Luizin kanë shkuar dy drone ditën e sotme, vetëm brenda pak minutave.

Gjatë drekës banorët po rrinin jashtë në oborr dhe mundën t’i shikonin dronët për Luizin. Droni i parë, ishte një foto e Luizit dhe Kiarës për ditëlindjen e kësaj të fundit me mbishkrimin “Shqipëria ju do”. Ndërsa droni i dytë ishte me mbishkrimin “Valencia me Luanin! Miqtë e tu jemi ne populli jashtë! Ne besojmë tek ty. Love you grupi “LEK””, duke iu referuar grupit Luiz, Efi, dhe Kiara.

Kur hyri në “Big Brother Vip” ai ishte një “i panjohur” në rrjetet sociale, ndërsa sot akoma pa kaluar një muaj numëron mbi 350K ndjekës në Instagram. Sigurisht Luizi nuk e ka idenë e popullaritetit që ka krijuar jashtë shtëpisë, mirëpo personi që menaxhon llogarinë e tij në Instagram çdo ditë përballet me një lumë ndjekësish që shtohet çdo herë e më shumë.

Po kush është ky person? Ndjekësit e “Iconstyle” na kanë thënë vazhdimisht që këngëtari është në një lidhje jashtë shtëpisë së “Big Brother Vip” me një vajzë që quhet Jurgena, me të cilën vetë Luizi komunikoi më herët nga ekrani për profilin e tij në Instagram. E njëjta vajzë fshihet edhe pas llogarisë së tij në rrjetin social. Ndonëse kjo është akoma në stadin e thashethemeve dhe asgjë nuk dihet me saktësi.

Nga ana tjetër Luizi dhe Kiara kanë secili llogari zyrtare në Instagram, ku numërojnë mijëra ndjekës. Qindra faqe janë hapur vetëm me emrin e tyre, ku shpërndahen momentet romantike dhe gazmore të tyre në shtëpi. Por në profilet e tyre në rrjetin social, personat që menaxhojnë llogaritë as nuk i kanë ndjekur në Instagram. Pra Kiara nuk e ndjek Luizin, dhe as Luizi Kiarën. Arsyet nuk janë ende të qarta.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Showbiz

“A më godet që të ndihesh burrë?!”- Rrëfimi tronditës i aktores Sharon Stone: Babai im më hidhte nga shkallët dhe më rrihte!

Aktorja e njohur Sharon Stone ka folur për abuzimin që pësoi si fëmijë nga ana…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Dua Lipa dhe Callum Turner mund të martohen këtë verë në Palermo, këngëtarja dhe aktori po planifikojnë ‘dasmën e vitit’ në qytet

Korrikun e kaluar, këngëtarja Dua Lipa ndau në Instagram një seri fotosh nga pushimet e…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

“Ia dolëm”/ Emocionuese në Big Brother, pas shumë vitesh Stenaldo takon të vëllanë, të gjithë në lot

Një surprizë emocionuese ndodhi këtë mbrëmje për Stenaldon. Pas shumë vitesh, ai u takua me…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Tensione në BBV, Kristi përplaset me Rogertin dhe e lag me ujë (Video)

Një debat për menaxhimin e buxhetit ka shkaktuar tension mes banorëve në shtëpinë e Big…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Kinematografia turke në zi! Ndahet nga jeta aktori i famshëm turk i serialit “Ezel”!

Ndahet nga jeta në moshën 45-vjeçare aktori i famshëm turk Kanbolat Görkem Arslan. Arslan, i…

LEXO ME SHUME