Categories Lajme

Dy efektivët e policisë gjejnë portofolin plot me lekë dhe euro në Velipojë, ia dorëzojnë pronarit

Një tjetër gjest fisnik i efektivëve shqiptarë të policisë. Dy policë patrulle në Velipojë kanë gjetur një portofol me një shumë të konsiderueshme lekësh dhe eurosh dhe ia kanë dorëzuar të zotit.

Drejtori i Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër Ervin Hodaj ka falënderuar në emër dhe të Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, punonjësit e Policisë, për gjestin e bërë ditën djeshme, të cilët treguan integritet dhe i bënë një shërbim të mirë Policisë së Shtetit në drejtim të imazhit dhe rritjes së besimit edhe më shumë të qytetarëve te Policia e Shtetit.

Dy efektivët e policisë gjejnë portofolin plot me lekë dheDy efektivët e policisë gjejnë portofolin plot me lekë dhe
Mëngjesin e djeshëm, në plazhin e Velipojës, 2 punonjës policie që patrullojnë me biçikleta, Kristian Koçeku dhe Samet Qotaj, gjatë patrullimit, në rrugën nr. 10, kanë gjetur në tokë një portofol me një shumë të konsiderueshme lekësh dhe euro.

Menjëherë ata kanë njoftuar sallën operative, e cila bëri me dije punonjësit e Policisë që në Sallën Operative kishte mbërritur një telefonatë për një portofol të humbur disa minuta më parë.

Punonjësit kanë takuar personin që kishte humbur portofolin, në adresën e dhënë nga Salla Operative, dhe i kanë dorëzuar atij portofolin me shumën e parave.

I zoti i portofolit ka falënderuar punonjësit e Policisë, për gjestin e tyre, që tregon vërtet misionin që ka Policia, shërbimin ndaj qytetarëve.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Shoferi shqiptar humb jetën në aksident me kamion në Itali, la pas dy fëmijë

Një 48-vjeçar shqiptar, prej vitesh emigrant në Itali, ka humbur jetën në një aksident tragjik…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Projekti TID në Durrës, banorët kërkojnë kompensim të drejtë nga shteti për prishjen e shtëpive

Që kur mësoi se shtëpia e tij pranë bulevardit “Epidamn” do të prishej për t’i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Dielë 21 dhjetor 2025

Dashi Do jeni shume te vendosur gjate kësaj dite t’i zgjidhni te gjitha problemet qe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tragjedia në Lezhë, nëna i jep fund jetës pas vdekjes së djalit 42 vjeçar

Një dramë e thellë familjare, që duket sikur ka dalë nga skenat e një filmi…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arrestohet 35-vjeçarja në Mirditë, qarkullonte me armë në makinë

Policia ka arrestuar një 35-vjeçare në Mirditë, pasi u kap teksa qarkullonte me armë zjarri…

LEXO ME SHUME