Categories Lajme

“Dy fustane nusesh”/ Amarda Toska rrëfen historinë rrëqethëse për nënën që u shua bashkë me të bijën

Të veshura me fustan të bardhë, jo si nuse, por si engjëj, Diena dhe Esiela Karanxhaj, nënë e bijë që humbën jetën në tërmetin tragjik, do të përcillen për në banesën e fundit. Ish-moderatorja e njohur dhe biznesmenia Amarda Toska, në një postim emocionues, shkruan se familjarët e 30-vjeçares kishin shkuar të kërkonin dy fustane nusërie në dyqanin e saj, për të veshur të renë dhe vogëlushen e saj. “Shume here kam derdhur lot gezimi dhe mallengjimi kur kemi percjelle vajza me fustane nuserie. Kurre nuk ma merrte mendja qe mund te derdhja lot dhimbjeje si sot per te bukurat Diena dhe Esiela. Ne filialin tone ne durres erdhen disa kliente dhe bene nje kerekese rënqethëse… Dy fustane nusesh per dy vajza qe do i thone lamtumire te gjitheve ne diten e varrimit te tyre.

Ishin familjaret e Diena dhe Esiela Karanxhaj. 30 dhe 9 vjeç. Nëna dhe vajza që humbën jetën nga tërmeti. Nuk mund ta imagjinoj dot si mund të ndihet babai i Dienës, i cili humbi vajzën, mbesën dhe akoma pret që të nxirret trupi i të shoqes nga rrënojat. Fustanet e bardha sot ato nuk i veshin per tu bere nuse por per tu bere engjej qe do na shohin nga atje lart dhe kjo ma thyen zemren. Zot jepu force te perballojne dhimbjen e madhe qe fati ua dhuroi!!!”, shkruan ajo në një postim në rrjetet sociale.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Aksident fatal në Rrugën e Kombit, përplaset për vdekje një shtetase nga Kosova

Një aksident i rëndë është shënuar mëngjesin e kësaj të hëne (15 qershor) në aksin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrasja e Valter Lleshit, viktima kishte precedent në një ngjarje kriminale të vitit 2020

Detaje të reja kanë dalë në dritë lidhur me vrasjen e ndodhur në Mirditë. Viktima,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pacolli ngre shqetësimin: Kërcënime dhe pengesa për Aeroportin e Vlorës

Biznesmeni Behgjet Pacolli ka postuar disa foto nga punimet në Aeroportin e Vlorës, ndërsa që…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Policia jep informacion zyrtar për efektivin e Rrugores që i dha fund jetës në Tiranë

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në orët e para të mëngjesit të së dielës…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Humbi jetën 15-vjeçari , Gjykata e Gjirokastrës lë në “arrest shtëpie” pronarin e pishinës

Skandale ne Gjirokaster pishina nuk plotesonte asnje kusht sigurie nje femije humbi jeten por gjykata…

LEXO ME SHUME