Categories Sport

Dy gola në sekondat e fundit të derbit, por nuk ka fitues mes Romës dhe Milanit në Olimpico

Roma dhe Milani kanë barazuar 1-1 në Olimpico, në derbin që u zhvillua në kuadër të javës së 32-të në Serie A.

Ndeshjen më mirë e nisën Giallorossët, që kishin iniciativën, mirëpo u mungoi efikasiteti.

Por, pas 15 minutash lojë, Marash Kumbulla pësoi lëndim dhe Jose Mourinho u detyrua ta zëvendësonte lojtarin shqiptar me Edoardo Bove.

Rastin e parë serioz e pati Lorenzo Pellegrini në minutën e 34-të, por goditja e tij u bllokua një bashkëlojtar i tij.

Milani më pas filloi të këndellje, ndërsa portat vazhduan të mbeteshin të paprekura pa ndonjë pritje të madhe nga të dy portierët.

Rossonerët i filluan më mirë 45 minutat e dytë, derisa rrezikuan nëpërmjet Alexis Saelemaekers (60’), por goditja e tij shkoi mbi portë.

Në një stadium të stërmbushur me afro 65 mijë tifozë, duhej të kishte gol dhe befasisht u shënuan dy në sekondat e fundit të ndeshjes.

Zaki Celik asistoi te Tammy Abraham në minutën e 90+4-të, duke shpërthyer kështu festa në Olimpico.

Mirëpo, Milani i barazoi shifrat në 1-1 me golin e Saelemaekers (90+5′), duke bërë që në fund të ndaheshin pikët.

Pas javës së 32-të, Milani vazhdon të jetë në vendin e katër me 57 pikë, po aq sa ka edhe Roma në të pestin.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Sport

Nesër ndeshja Shqipëri-Angli, policia publikon masat e sigurisë

Policia e Shtetit ka publikuar planin e masave për ndeshjen ndërkombëtare të futbollit Shqipëri –…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Rama reagon pas fitores së Kombëtares në miqësoren me Jordaninë: Kjo Shqipëri të gëzon

Kryeministri Edi Rama, ka reaguar pas fitores 4 me 2 të Kombëtares shqiptare përball Jordanisë,…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Heroi Manaj: sot është një nga ditët më të bukura të jetës sime .Doja të jepja një mesazh më të fortë, por jemi në televizion

Rei Manaj, ishte heroi i fitores ndaj Serbisë, që me golin e tij, i dhuroi…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Shqipet trondisin Serbinë! Manaj vendimtar, kuqezinjtë mbajnë gjallë ëndrrën për Botëror

Në një ndeshje historike në Leskovac, Shqipëria triumfoi 0-1 ndaj Serbisë, falë një super-goli të…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Serbi–Shqipëri në Leskovac, sot zhvillohet dueli që vendos fatin e Botërorit

Kombëtarja shqiptare është gati për një nga sfidat më të rëndësishme të eliminatoreve të Kupës…

LEXO ME SHUME