Categories Lajme

Dy kompani amerikane do të venë në punë TEC-in e Vlorës

Reeker: Hap i rëndësishëm në arritjen e objektivit për burime të sigurta energjie

Qeveria shqiptare do të nënshkruajë marrëveshje me dy kompanitë amerikane Exxonmobile dhe Excelerate Energy të cilat do të marrin përsipër të riparojnë e të venë në punë termocentralin e Vlorës.

Njoftimi është bërë nga ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë Belinda Balluku, e cila ka publikuar një letër që zv/Sekretari i Shtetit për Europën dhe Eurazine, Philip T. Reeker i ka dërguar asaj për ta përgëzuar për marrëveshjen e arritur.

Marrëveshja do të përmabjë 3 pika kryesore: futjen e gazit të lëngshëm në Shqipëri, konvertimin e TEC-it të Vlorës që të punojë me këtë gaz si dhe ndërtimi i një terminali të ri gazifikimi, e deri tek shpërndarja në shkallë të vogël e gazit, duke shndërruar Vlorën në një treg rajonal.

Kjo marrëveshje shihet nga Departamenti Amerikan i Shtetit, si një siguri më shumë për Europën në tregun e energjisë dhe ka marrë përshëndetjen e zyrtarëve të lartë të këtij shteti.

“Shtetet e Bashkuara mbështetin Shqipërinë në avancimin e sigurisë energjetike në Europë. Objekti i TEC-it të Vlorës do të shënojnë një hap të rëndësishëm në zgjerimin e aksesit për diversifikimin e burimeve energjitike. Një Europë e sigurtë në burimet e energjisë është një partner më i fortë në arritjen e objektivave tanë në rajon dhe botë”.

Ministrja Belinda Balluku ndodhet për një vizitë zyrtare në Houston, Texas, dhe pritet që brenda ditës së sotme të formalizojë me dy kompanitë lider në tregun e energjisë të Shteteve të Bashkuara këtë memorandum.

Kompania Exxon Mobile kap një vlerë të ardhurash prej 265 miliardë Dollarësh, ndërsa asetet e kompanisë Excelerate Energy kapin vlerën e 3 miliardë Dollarëve.

Bisedimet me zyrtarë të lartë të qeverisë amerikane kanë nisur në fillim të vitit 2020 e janë përqëndruar në futjen e teknologjisë së tyre më të fundit, e cila lidhet me shpërndarjen e gazit natyror me konteinerë, pa patur nevojë për tubacione. Tv Klan

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Hënë 14 Shtator 2026

Dashi Natyra juaj optimiste nuk do t’ju lërë në asnjë moment të bini pre e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gazetarët, padi në Kushtetuese: Kërkojmë pezullimin dhe shfuqizimin e saj, është censuruese

Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë (AGSH) ka depozituar në Gjykatën Kushtetuese kërkesë padinë për rregulloren…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ilir Meta kërkon zëvendësimin e masës me “arrest me burg”

Dhjetra refuzime në të tre shkallët e gjyqësorit nuk e kanë ndalur ish-Presidentin e Republikës,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Roskovec/ Sulmoi me çekiç babain e ish-bashkëjetueses, i plagosuri dërgohet me urgjencë në spital, autori arratiset

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në fshatin Suk të Bashkisë Roskovec,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Viti i ri shkollor, mbi 340 mijë nxënës në të gjithë vendin! 25 mijë prej tyre ulen sot për herë të parë në banka

Në të gjitha shkollat e vendit sot ka nisur viti i ri mësimor. Mbi 340…

LEXO ME SHUME