Categories Lajme

Një garë e re nis në botë…ajo për vaksinën universale që lufton çdo variant

Përballë rritjes së varianteve të reja të koronavirusit, si ato të zbuluar në Britaninë e Madhe, Brazil dhe Afrikën e Jugut, një vaksinë universale, efikase kundër të gjithë varianteve të reja, është tani objektiv primar.

Rreth 20 ekipe në të gjithë botën janë në fazat e para të tyre të zhvillimit të vaksinave, që ofrojnë mbrojtje të gjerë kundër një serie koronavirusesh, nga Covid 19 deri tek Sars-i. Para pandemisë, kërkuesit po përpiqeshin të gjenin një vaksinë universale kundër gripit. Testimet e tyre paraprake rezultuan premtuese.

Tani po aplikojnë këtë metodë për të përballuar Covid 19. Dallimi me vaksinat është pjesa e virusit që ato marrin në shënjestër. Vaksinat aktuale tentojnë të shkaktojnë një reagim antitrupash duke marrë në shënjestër proteinën spike, që është në sipërfaqe të virusit. Vaksina universale nën zhvillim, në një kompani bioteknologjike në Francë, shënjestron proteinën nukleokapside, që është brenda virusit dhe më pak e predispozuar ndaj mutacioneve.

Delphine Guyon Gellin është menaxherja e projektit Vaksina Universale në Osivax, në Lion. Ajo thotë se në shënjestër po merret një pjesë brenda virusit që nuk është e arritshme nga anti trupat, ndaj edhe trajnon sistemin imunitar që të zhvillojë një lloj tjetër reagimi: një imunitet qelizor. Kompania shpreson të fillojë testet klinike për vaksinat universale brenda një viti. Për momentin, po testohet tek kafshët. Në Francë, Banka Publike e Investimeve i ka akorduar Asivax  15 milionë euro financime dhe një sasi e ngjashme është alokuar edhe nga komisioni evropian.

Ka edhe shumë laboratorë të tjerë që po punojnë për të ashtuquajturën vaksinë universale. Në SHBA, Belgjikë dhe Kanada, një total prej 10 laboratorësh kanë nisur kërkimet. Dhe kjo është gara e re e nisur në botë: gara për një vaksinë universale. Problemi i vetëm është se ka ende shumë paqartësi për efikasitetin e tyre dhe kohën e nevojshme për zhvillimin e tyre, një proces që mund të kërkojë vite të tëra.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Hënë 14 Shtator 2026

Dashi Natyra juaj optimiste nuk do t’ju lërë në asnjë moment të bini pre e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gazetarët, padi në Kushtetuese: Kërkojmë pezullimin dhe shfuqizimin e saj, është censuruese

Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë (AGSH) ka depozituar në Gjykatën Kushtetuese kërkesë padinë për rregulloren…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ilir Meta kërkon zëvendësimin e masës me “arrest me burg”

Dhjetra refuzime në të tre shkallët e gjyqësorit nuk e kanë ndalur ish-Presidentin e Republikës,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Roskovec/ Sulmoi me çekiç babain e ish-bashkëjetueses, i plagosuri dërgohet me urgjencë në spital, autori arratiset

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në fshatin Suk të Bashkisë Roskovec,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Viti i ri shkollor, mbi 340 mijë nxënës në të gjithë vendin! 25 mijë prej tyre ulen sot për herë të parë në banka

Në të gjitha shkollat e vendit sot ka nisur viti i ri mësimor. Mbi 340…

LEXO ME SHUME