Categories Sport

Dy muaj pa rroga, lojtarët letër qytetarëve: Na ndihmoni

Futbollistët e Ferizajt nuk kanë marr paga dhe vendosen që t’i ndalojnë stërvitjet, futen në bojkot! Futbollistët janë lodhur, nuk ka paga dhe është sosur durimi. Kriza e rezultateve ka ardhur edhe si pasojë e gjithë rrëmuje që po ndodhë tash e 50 ditë, ferizajasit janë në pozitën e 9-të me 9 pikë apo nga 12 ndeshje kanë regjistruar vetëm tri fitore e kanë pësuar 9 humbje. Futbollistët janë të lodhur dhe iu drejtohen me një letër emocionuese tifozëve dhe qytetarëve ferizajas.

Letra e plotë

Na lejoni që me anë të kësaj letre ne lojtarët e FC Ferizaj të ju drejtohemi ju tifozë e qytetar Ferizajt, jemi të vetëdijshëm se gjendja në të cilën ndodhemi në renditjen tabelare na shtyn që në rend të parë t’ju kërkojmë falje të sinqerta. Kësaj gjendje pa dashur ta justifikojmë vetën në këto rezultate ndikimin të madh direkt ka pas aspekti i paqëndrueshëm financiar i ekipit dhe plot gjëra tjera që ndërlidhen me aspektin profesional të një ekipi, kjo ka bërë që çdo gjë të niset me vonesë dhe ja ku jemi sot tre muaj pasi kampionati ka filluar ne kemi këtë gjendje të paqëndrueshme në çdo aspekt, në vend që gjithë gjërat të ishin të rregulluara pasi vinim nga një mrekulli e vitit të kaluar që u bë më shumë mund e sakrificë nga të gjithë ne.

Tani jemi rizhytur në një situatë ku po bëhen 2 muaj pa u paguar, e kuptojmë frustrimin e kujtdo që mund të shpreh çfarëdo pakënaqësie në drejtimin tonë por na besoni është e pamundur të ketë rezultate dhe të kërkojmë diçka me tepër kur dihet që si profesionist ne jetojmë me të ardhurat që marrim, duke parë situatën e krijuar tash e 50 ditë ku vazhdohet të thuhet një justifikim për mospagimin tonë gjoja nga transfertat e parave nga aksionerët e huaj që morën në kohën e fundit klubin, kjo gjë edhe pas gjithë fjalëve të dhëna ende s’ka ndodh dhe në këtë situatë duke ju kërkuar në rend të parë falje gjithë qytetarëve e tifozëve të vërtetë të klubit.

Ne si lojtar kemi vendos të ndalojmë stërvitje dhe të mos paraqitemi në klub derisa të kryhet çdo obligim ndaj nesh, duke shpresuar që akti jonë të kuptohet si një kërkesë për t’i jep zgjidhje këtij ngërçi që s’po na çon askund as ne si lojtar e as klubin si tërësi, duke besu që pas kësaj gjendje të krijuar institucionet përkatëse do bëjnë reagimin e duhur që gjendja ti kthehet normalitetit dhe të bashkuar të bëjmë maksimumin për ti rikthyer rezultatet që të gjithë i dëshirojmë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Sport

Nesër ndeshja Shqipëri-Angli, policia publikon masat e sigurisë

Policia e Shtetit ka publikuar planin e masave për ndeshjen ndërkombëtare të futbollit Shqipëri –…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Rama reagon pas fitores së Kombëtares në miqësoren me Jordaninë: Kjo Shqipëri të gëzon

Kryeministri Edi Rama, ka reaguar pas fitores 4 me 2 të Kombëtares shqiptare përball Jordanisë,…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Heroi Manaj: sot është një nga ditët më të bukura të jetës sime .Doja të jepja një mesazh më të fortë, por jemi në televizion

Rei Manaj, ishte heroi i fitores ndaj Serbisë, që me golin e tij, i dhuroi…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Shqipet trondisin Serbinë! Manaj vendimtar, kuqezinjtë mbajnë gjallë ëndrrën për Botëror

Në një ndeshje historike në Leskovac, Shqipëria triumfoi 0-1 ndaj Serbisë, falë një super-goli të…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Serbi–Shqipëri në Leskovac, sot zhvillohet dueli që vendos fatin e Botërorit

Kombëtarja shqiptare është gati për një nga sfidat më të rëndësishme të eliminatoreve të Kupës…

LEXO ME SHUME