Dy raste të reja me pandemine janë konfirmuar sot në Fier. Bëhet fjalë për një vatër të re në Patos, një grua 50-vjeçare. Nuk dihet ende se ku mund ta ketë marrë virusin.Ndërsa rasti tjetër është nga zinxhiri i kontakteve. Po ashtu se me Covid-19 është konfirmuar edhe një edukatore e kopshtit publik “Skënderbeg” në Lezhë. Pozitiv për virusin ka rezultuar dhe bashkëshorti i saj. Kopshti ku punonte edukatorja për momentin është i mbyllur dhe është dezinfektuar ndërkohë që i janë marrë tamponët edhe pjesës tjetër të stafit të këtij institucioni.
Categories
Lajme
Dy pozitiv në Fier
