Categories Lajme

Kërkoi lirimin nga burgu, rrëzohet kërkesa e Emiljano Shullazit

Kolegji i Gjykatës Kushtetuese, i përbërë nga Vitore Tusha, Marsida Xhaferllari dhe Elsa Toska kanë rrëzuar kërkesën e Emiljano Shullazit për t’u liruar nga burgu, me pretendimet e tij për trupën gjykuese. Shullazi kishte kërkuar shpalljen antikushtetuese të vendimit të KLGJ-së për caktimin e dy gjyqtarëve për shqyrtimin e çështjes në janar të këtij viti ku u bë edhe tranzicioni nga Gjykata e Apelit për Krīme të Rënda tek Apeli i SPAK.Sipas Shullazit, dy gjyqtarët e caktuar nga KLGJ janë në kundërshtim me ligjin pasi ata nuk janë pjesë e SPAK por të komanduar, dhe për rrjedhojë, edhe vendimi i tyre për rrëzimin e kërkesës për shfuqizimin e masës së sigurisë duhet të rrëzohet. ‘Është cenuar e drejta për liri dhe siguri personale, e garantuar nga nenet 27 dhe 28 të Kushtetutës dhe neni 5 i KEDNj-së, pasi KLGj-ja ka imponuar formimin e trupës gjykuese në kundërshtim me Kushtetutën dhe ligjin. Në këtë mënyrë kërkuesit i është hequr liria, duke u mbajtur në paraburgim, pa u respektuar procedurat e përcaktuara nga Kushtetuta dhe ligji.

Është cenuar parimi i gjykimit nga një gjykatë e pavarur, e paanshme dhe e caktuar me ligj, pasi gjykata që ka shqyrtuar kërkesën për vleftësimin e masës së sigurimit për shkak të transferimit të çështjes, nuk mund të konsiderohet një gjykatë e caktuar me ligj, për sa kohë dy nga tre anëtarët e trupit gjykues janë caktuar në mënyrë antikushtetuese dhe të kundërligjshme’, ishin pretendimet e Shullazit, paraqitur nga avokatët e tij. Mirëpo treshja gjyqësore kushtetuese në argumentin e saj thekson se subjekti Emiljano Shullazi nuk ka ezauruar të gjitha hallkat gjyqësore penale që t’i drejtohet

Gjykatës Kushtetuese duke theksuar se për këtë çështje mund të bëhet rekurs në gjykata të tjera, e konkretisht në atë të Lartë,  e cila është jashtë funksionit. Për rrjedhojë, kolegji i Gjykatës Kushtetuese ka caktuar mos kalimin e çështjes në seance plenare për t’u shqyrtuar nga mbledhja e gjyqtarëve kushtetuese, çka praktikisht është rrëzim i padisë së Shullazit. Ish-Gjykata e Krīmeve të Rënda (tani SPAK) me 13 nëntor 2018 shpalli fajtor dhe dënoi me 14 vjet burg Emiljano Shullazin për akuzat e gjobëvënies dhe krijim të grupit të strukturuar kriminal, ndërsa u shpall i pafajshëm për kanosjes ndaj dy rektorëve Mynyr Koni e Dhori Kule dhe atë të shkatërrimit të pronës, për vendosje tritoli biznesmenit Jani Zaka në Tiranë dhe Adriatik Kuçuku në Lushnje.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Hënë 14 Shtator 2026

Dashi Natyra juaj optimiste nuk do t’ju lërë në asnjë moment të bini pre e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gazetarët, padi në Kushtetuese: Kërkojmë pezullimin dhe shfuqizimin e saj, është censuruese

Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë (AGSH) ka depozituar në Gjykatën Kushtetuese kërkesë padinë për rregulloren…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ilir Meta kërkon zëvendësimin e masës me “arrest me burg”

Dhjetra refuzime në të tre shkallët e gjyqësorit nuk e kanë ndalur ish-Presidentin e Republikës,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Roskovec/ Sulmoi me çekiç babain e ish-bashkëjetueses, i plagosuri dërgohet me urgjencë në spital, autori arratiset

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në fshatin Suk të Bashkisë Roskovec,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Viti i ri shkollor, mbi 340 mijë nxënës në të gjithë vendin! 25 mijë prej tyre ulen sot për herë të parë në banka

Në të gjitha shkollat e vendit sot ka nisur viti i ri mësimor. Mbi 340…

LEXO ME SHUME