Një vatër e re e infeksionit është regjistruar në qytetin e Elbasanit! Burime për Report Tv bëjnë me dije se është konfirmuar pozitiv me COVID-19 një shofer që transportonte punonjëset në një fasoneri dhe bashkëshortja e tij, e cila është shtëpiake. Konfirmimi i këtij rasti, shton dyshime se ka të prekur të tjerë me koronavirus në këtë fasoneri, ndonëse nuk dihet ende zyrtarisht. Deri më tani zyrtarisht Ministria e shëndetësisë ka konfirmuar 16 raste me COVID-19, e ndërsa pritet që bilanci të rëndohet me dy rastet e reja të ditës së sotme
.