Categories Lajme

Dy shqiptarë arratisen nga qelia në Greqi

Dy të burgosur shqiptarë janë arratisur nga burgu i Koridhalo në Greqi. Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e djeshme rreth orës 21:00, kur Elvis K. dhe Leonard P. u arratisen nga qelia e tyre. Gjithçka është zbuluar vetëm mëngjesin e së mërkurës, pasi gardianët panë që shqiptarët nuk ishin në vendin e tyre të vuajtjes së dënimit.

Nga këqyrja e kamerave të sigurisë u pa që shqiptarët kishin prerë hekurat e dritares së qelisë dhe ishin larguar me litar në errësirë.

Mediat greke shkruajnë se policia është vënë menjëherë në alarm dhe ka organizuar punën për kapjen e tyre.

Ndërkohë ka nisur edhe një hetim i brendshëm nëse gardianët kanë zbatuar procedurat, apo nëse të arratisurit kanë pasur bashkëpunëtorë të brendshëm.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Dhërmi, arrestohen dy persona, Shisnin doza kokaine dhe kanabisi

Dy persona janë arrestuar në flagrancë pasi shisnin doza kokaine dhe kanabisi në Dhërmi. Në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Kamioni shpërthen në flakë gjatë ecjes pranë Laçit

Një kamion i tonazhit të mesëm u përfshi sot (25 gusht) nga flakët në rrugën…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Reforma territoriale, Shoqata e Bashkive kërkon ndërhyrjen e Këshillit të Evropës

Shoqata e Bashkive dhe e të Zgjedhurve Vendorë i është drejtuar me një letër urgjente…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Martë 25 Gusht 2026

Dashi Mos e lini për asnjë moment pas dore partnerin tuaj sot sepse mund t’iu…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zbardhet vjedhja e 2.5 milionë lekëve dhe bizhuterive në Tiranë

Policia e Tiranës ka zbardhur vjedhjen e ndodhur 10 ditë më parë në një banesë…

LEXO ME SHUME