Categories Showbiz

Dy shqiptaret që nuk u bënë kurrë bashkë/ Rita dhe Dua nuk i flasin njëra-tjetrës, Dukagjin Lipa kërkon t’i pajtojë me këtë foto

Është përfolur shumë herë kohët e fundit për raportin mes dy këngëtareve shqiptare me famë botërore Dua Lipa dhe Rita Ora. Në mediat rozë ka qarkulluar lajmi se dy artistet e njohura nuk flasin me njëra-tjetrën. Shkak për këtë zënkë mendohet të ketë qenë momenti pasi Rita arriti të bëhej e famshme dhe më pas nuk ndihmoi edhe Duan të ndiqte po të njëjtën rrugë si ajo. Por megjithatë motivin e vërtetë e dinë vetëm ato, pasi asnjëra nuk ka bërë një reagim lidhur me këtë çështje.

Së fundmi teksa ka ardhur koha të pajtohen e të mbështesin njëra-tjetrën si dy shqiptare në botë, duket se është i ati i Duas, Dukagjin Lipa, ai i cili po mundohet të bashkojë dy këngëtaret, duke iu treguar atyre miqësinë që kanë pasur para shumë vitesh dy gjyshërit e artisteve në fjalë. “Babai im Seit Lipa dhe zoti Besim Sahatçiu. Gjyshërit e Dua Lipës dhe Rita Orës duke pirë bashkë në vitin 1960 në Pejë.”- shkruan Lipa.

Ndërsa në këtë foto mjaft domethënëse të dy zotërinjve, ka pasur edhe komente pikante. “Shumë bukur, e çuditshme është se mbesat e këtyre dy figurave nuk i pamë bashkë kurrë”. A do t’i shohim ndonjëherë?”- është një nga komentet që nxjerr në pah mungesën e bashkëpunimit mes dy shqiptareve që i njeh e gjithë bota.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Showbiz

“A më godet që të ndihesh burrë?!”- Rrëfimi tronditës i aktores Sharon Stone: Babai im më hidhte nga shkallët dhe më rrihte!

Aktorja e njohur Sharon Stone ka folur për abuzimin që pësoi si fëmijë nga ana…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Dua Lipa dhe Callum Turner mund të martohen këtë verë në Palermo, këngëtarja dhe aktori po planifikojnë ‘dasmën e vitit’ në qytet

Korrikun e kaluar, këngëtarja Dua Lipa ndau në Instagram një seri fotosh nga pushimet e…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

“Ia dolëm”/ Emocionuese në Big Brother, pas shumë vitesh Stenaldo takon të vëllanë, të gjithë në lot

Një surprizë emocionuese ndodhi këtë mbrëmje për Stenaldon. Pas shumë vitesh, ai u takua me…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Tensione në BBV, Kristi përplaset me Rogertin dhe e lag me ujë (Video)

Një debat për menaxhimin e buxhetit ka shkaktuar tension mes banorëve në shtëpinë e Big…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Kinematografia turke në zi! Ndahet nga jeta aktori i famshëm turk i serialit “Ezel”!

Ndahet nga jeta në moshën 45-vjeçare aktori i famshëm turk Kanbolat Görkem Arslan. Arslan, i…

LEXO ME SHUME