Categories Politike

Meta: Ndalimi i shpopullimit të Shqipërisë është sfida më e madhe

Presidenti i Republikës, Ilir Meta, ka deklaruar se është dramatike rritja e numrit të azilkërkuesve nga Shqipëria gjatë këtij viti që po lëmë pas me 16%. Meta shkruan se sado ambiciozë të jemi që vendi të rënmditet në majat e demokracive të zhvilluara, duhet sipas tij të mbetemi realist dhe të pranohet se gjendemi shumë larg këtij objektivi. “Cënimi i lirive, mungesa e llogaridhënies, dhe varfëria, janë ndër arsyet kryesore që motivojnë qytetarët shqiptarë të largohen”, shkruan Meta.

Reagimi i plotë: Sado dëshirëplotë dhe ambiciozë të jemi që Shqipëria të renditet në majat e demokracive të zhvilluara, mbetemi po aq realistë dhe të vërtetë duke pranuar se gjendemi shumë larg prej këtij objektivi.
Kambana më e fortë e alarmit është shpopullimi i vendit. Cënimi i lirive, mungesa e llogaridhënies, dhe varfëria, janë ndër arsyet kryesore që motivojnë qytetarët shqiptarë të largohen. Zyra mbështetëse e Azilit Europian në nëntor tregon se numri i azilkërkuesve nga Shqipëria për 10 muaj të këtij viti është rritur dramatikisht me 16%.
Ndalimi i shpopullimit të Shqipërisë është sfida më e madhe që kërkon reflektim urgjent!🇦🇱

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme Politike

Asambleja e Shpresës: Kur “Sfidat” zgjidhen me dolli, ndërsa domatja bëhet “Luks”

VLORË – Ndërsa te tregu i fruta-perimeve qytetarët numërojnë qindarkat për të blerë dy banane,…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

“Tirana ka vajza të jashtëzakonshme”/ Cilësohej si kontakt i Epstein, KiE i heq imunitetin ish-Sekretarit të Përgjithshëm

Këshilli i Evropës i ka hequr imunitetin ish-Sekretarit të Përgjithshëm, Thorbjørn Jagland, pas një kërkese…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Protesta e PD, Rama nxjerr foton e molotovëve: Bomba artizanale, drejtësia të veprojë

Kryeministri Edi Rama ka reaguar lidhur me protestën e mbajtur një natë më parë nga…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Partia Demokratike Vlorë thirrje qytetarëve për protestën e 10 shkurtit

Partia Demokratike e Vlorës u ka bërë thirrje qytetarëve të marrin pjesë në protestën e…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Pse Rama nuk e pranoi dorëheqjen e Ballukut

Belinda Balluku sot në mëngjes i ka ofruar dorëheqjen Kryeministrit. Edi Rama nuk ka dashur…

LEXO ME SHUME