Categories Lajme

Dy shtetasit turq ‘e pësojnë keq’ nga policia , tentojnë të kalojnë 47 450 euro të padeklaruara në Rinas

Policia Kufitare e Rinasit ka sekuestruan mbi 47 mijë euro dhe ka proceduar penalisht dy shtetas turq që nuk i deklaruan në kufi.

Gjatë kontrollit fizik dhe kontrollit të çantave të shpinës, njërit i  janë gjetur 30 450 euro, ndërsa tjetrit 17 000 euro, të cilat nuk i kishin deklaruar në kufi, siç e përcakton ligji.

Materialet procedurale u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë

Njoftimi i Policisë:

Rinas/Policia Kufitare godet 2 raste të tjera të mosdeklarimit të të hollave.

Sekuestrohen 47 450 euro. Procedohen penalisht 2 shtetasit turq që nuk i deklaruan në kufi, siç përcaktohet në ligj.

Shërbimet e Policisë Kufitare Rinas, në vijim të kontrolleve të shtuara, të bazuara në analizën e riskut, për evidentimin dhe goditjen e paligjshmërive, në dalje të RSh-së, kanë kaluar në vijën e dytë, për kontroll të detajuar, shtetasit turq E. G. dhe S. S.

Gjatë kontrollit fizik dhe kontrollit të çantave të shpinës, shtetasit E. G. i janë gjetur 30 450 euro, ndërsa shtetasit S. S. i janë gjetur 17 000 euro, të cilat këta shtetas nuk i kishin deklaruar në kufi, siç e përcakton ligji.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 47 450 euro.

Në vijim të veprimeve nisi procedimi në gjendje të lirë për poseduesit e shumave të parave, shtetasit E. G., 63 vjeç, dhe S. S., 35 vjeç, të dy banues në Stamboll, Turqi, për veprën penale “Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe i sendeve me vlerë”.

Materialet procedurale u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Arrestimi i Agasit, reagon Policia: Pranga edhe Shpatarakut, dhunoi stafin e hotelit në Dhërmi

Policia e Shtetit ka dalë me njoftim zyrtar në lidhje me arrestimin e Ergys Agasit,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tragjedi në familjen shqiptare në SHBA, zjarri i merr jetën 3 fëmijëve, detaje

Një tragjedi e rëndë ka goditur një familje shqiptare në Jacksonville të Floridës, ku tre…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Greqi, gruaja prej vitesh dhunohej nga bashkëshorti! 44-vjeçarja kishte vendosur të divorcohej!

Mediat greke kanë zbardhur detaje të reja në lidhje me krimin e ndodhur ditën e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dhërmi, arrestohen dy persona, Shisnin doza kokaine dhe kanabisi

Dy persona janë arrestuar në flagrancë pasi shisnin doza kokaine dhe kanabisi në Dhërmi. Në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Kamioni shpërthen në flakë gjatë ecjes pranë Laçit

Një kamion i tonazhit të mesëm u përfshi sot (25 gusht) nga flakët në rrugën…

LEXO ME SHUME