Categories Lajme

Dy vëllezërit i kishin shtypur qenin me makinë, Ibrahim Duda mori hak duke i sulmuar me thikë

Mbrëmjen e djeshme në lagjen nr.4 në Sarandë 43-vjeçari Ibrahim Duda plagosi me thikë dy djem, konkretisht shtetasin K.G. 18 vjeç dhe vëllain e tij D. G., 16 vjeç. Duda njihet si përdorues i drogave të forta, teksa është person me precedentë të mëparshëm penal pasi në të kaluarën është dënuar për tentativë vrasje dhe për vjedhje e kundërshtim të forcave të policisë, ndërsa bëhet e ditur se vuan nga probleme të shëndetit mendor. Mësohet se Duda, plagosi me thikë dy vëllezërit për shkak se ata i kishin shtypur qenin me makinë.

“D. G., 16 vjeç, ishte paraqitur për ndihmë mjekësore në Spitalin e Sarandës, pasi dyshohet se për motive të dobta, është goditur me mjet prerës” informoi policia më vonë. Në këtë konflikt ka mbetur I plagosur dhe vëllai i tij 18 vjeç, K.G. Ky është goditur me mjet shpues, në brinjë dhe për shkak se ka tre plagë të rënda ndodhet për mjekim më të specializuar në Spitalin e Tiranës.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Hënë 14 Shtator 2026

Dashi Natyra juaj optimiste nuk do t’ju lërë në asnjë moment të bini pre e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gazetarët, padi në Kushtetuese: Kërkojmë pezullimin dhe shfuqizimin e saj, është censuruese

Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë (AGSH) ka depozituar në Gjykatën Kushtetuese kërkesë padinë për rregulloren…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ilir Meta kërkon zëvendësimin e masës me “arrest me burg”

Dhjetra refuzime në të tre shkallët e gjyqësorit nuk e kanë ndalur ish-Presidentin e Republikës,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Roskovec/ Sulmoi me çekiç babain e ish-bashkëjetueses, i plagosuri dërgohet me urgjencë në spital, autori arratiset

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në fshatin Suk të Bashkisë Roskovec,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Viti i ri shkollor, mbi 340 mijë nxënës në të gjithë vendin! 25 mijë prej tyre ulen sot për herë të parë në banka

Në të gjitha shkollat e vendit sot ka nisur viti i ri mësimor. Mbi 340…

LEXO ME SHUME