Categories Lajme

U kapën në një fermë të madhe kanabisi, dënohen 2 shqiptarët në Angli

Autoritetet angleze vunë në pranga dy shqiptarë. Konkretisht Mirush Kula dhe Sami Lame janë dy shqiptarë të dënuar për kultivim lëndë narkotike në Angli. Shqiptarët ishin emra të njohur për policinë angleze pasi para dy vitesh u kapën për të njëjtin aktivitet të ngjashëm.

Sipas mediave të huaja shqiptarët ishin të pranishëm kur policia, e armatosur, bastisi një banesë mbi një lokal në Trafalgar Street, Consett, më 24 mars. Ndërkohë Gjykata e Durham Crown tha se Lame u gjet i fshehur në papafingo, ku po dridhej nga frika. Të dy shqiptarët u arrestuan dhe pranuan se prodhonin kanabis. Turton tha se Lame mori një dënim me nëntë muaj burg për prodhimin e kanabisit në Gjykatën e Nottingham Crown vitin e kaluar dhe u lirua vetëm në shkurt të këtij viti.

Në kohën e arrestimit të tij në Consett, Kula ishte nën hetim për rolin e tij në kujdesin e rritjes së kanabisit në një rrugë banimi në Luton, Bedfordshire, nga ku policia gjeti 122 bimë në nëntor 2020. Këtë vit oficerët gjetën 248 bimë kanabisi ose 21 kilogramë që po të nxirreshin në treg do të kapnin vlerat nga 70,000 deri në 210,000 £. 36-vjeçari Kula, ashtu edhe i bashkëkombësi i tij 25-vjeçar, Sami Lame, pranuan veprën e fundit të prodhimit të kanabisit.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Hënë 14 Shtator 2026

Dashi Natyra juaj optimiste nuk do t’ju lërë në asnjë moment të bini pre e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gazetarët, padi në Kushtetuese: Kërkojmë pezullimin dhe shfuqizimin e saj, është censuruese

Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë (AGSH) ka depozituar në Gjykatën Kushtetuese kërkesë padinë për rregulloren…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ilir Meta kërkon zëvendësimin e masës me “arrest me burg”

Dhjetra refuzime në të tre shkallët e gjyqësorit nuk e kanë ndalur ish-Presidentin e Republikës,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Roskovec/ Sulmoi me çekiç babain e ish-bashkëjetueses, i plagosuri dërgohet me urgjencë në spital, autori arratiset

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në fshatin Suk të Bashkisë Roskovec,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Viti i ri shkollor, mbi 340 mijë nxënës në të gjithë vendin! 25 mijë prej tyre ulen sot për herë të parë në banka

Në të gjitha shkollat e vendit sot ka nisur viti i ri mësimor. Mbi 340…

LEXO ME SHUME