Categories Lajme

Dy vëllezërit kapen me 16 kg kokainë në Itali, e fshihnin në kishë, kur u zbuluan tentuan të ktheheshin me avion në Shqipëri (FOTO)

y vëllezër shqiptarë janë arrestuar nga karabinierët në Itali dhe akuzohen për mbajtjen e një sasie prej 16 kg kokainë, një sasie hashashi dhe një shumë prej 21 mijë eurosh, e dyshuar e përfituar nga shitja e drogës.

Policia italiane kishte rënë në gjurmët e njërit prej vëllezërve dhe ishte në ndjekje të tij. Në episodin e fundit, shqiptari kishte shkuar në tokën e një kishe për të fshehur çantën e shpinës që kishte me vete. Por askush nuk e kishte parë atë të hynte ndonjëherë në kishë apo në famulli.

Pasi ai iku, karabinierët shkuan në magazinë dhe gjetën shtatë kilogramë kokainë, më shumë se gjysmë kilogram hashash dhe 21,400 euro.

Të nesërmen, kur shqiptari u kthye për të rimarrë atë që kishte fshehur në pronën e famullisë së Brianzës, nuk gjeti asgjë. Ai kuptoi se ishte zbuluar dhe u përpoq të arratisej, duke marrë fluturimin e parë me një drejtim për në Shqipëri. Por karabinierët mbërritën përpara se avioni të mund të ngrihej dhe i vetmi destinacion që arriti njeriu ishte burgu.

Në shtëpinë e vëllait të tij, po në Seveso, u zbuluan edhe nëntë kilogramë kokainë. Ato ishin fshehur në garazh, në një kasafortë të groposur në dysheme dhe mbi të cilën ishin vendosur një dollap. Dy vëllezërit shqiptar të moshës 43 dhe 47 vjeç, janë arrestuar dhe akuzohen si kujdestarë të drogës.

Policia italiane thotë se kokaina e sekuestruar ishte destinuar për tu shitur në sheshet e trafikut të drogës në Monza della Brianza dhe nëse do të ishte hedhur në treg do kapte vlerën e 1.5 milion eurove.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Policia jep informacion zyrtar për efektivin e Rrugores që i dha fund jetës në Tiranë

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në orët e para të mëngjesit të së dielës…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Humbi jetën 15-vjeçari , Gjykata e Gjirokastrës lë në “arrest shtëpie” pronarin e pishinës

Skandale ne Gjirokaster pishina nuk plotesonte asnje kusht sigurie nje femije humbi jeten por gjykata…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tiranë,Gjendet i pajetë në banesë 25-vjeçari

Më datë 14.06.2026, ora 04:35, në Astir, në ambientet e banesës, është gjetur pa shenja…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Moisi Habilaj është arrestuar në Borsh pas disa vitesh në kërkim

Gjykata e Apelit në Katania kishte konfirmuar dënimin e tij me 15 vite burg. Pas…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Protesta kundër resortit luksoz në Rrjoll/ Banorët shembin rrethimin prej hekuri dhe futen në kantier, përplasje me policinë

Banorët e Rrjollit janë ngritur sërish në protestë kundër ndërtimit të resortit luksoz të në…

LEXO ME SHUME