Categories Showbiz

Dy vite pas sherrit të bujshëm mes tyre, Rudina Magjistari dhe Ermal Mamaqi bëjnë paqe!

Dy vite më parë, nisi një sherr virtual midis Rudina Magjistarit dhe Ermal Mamaqit.

Gjithçka filloi në emisionin e Mamaqit, “Xing me Ermalin”, ku ishte e ftuar këngëtarja Tuna Sejdiu.

Në emisionin e tij, Ermali kishte një rubrikë të titulluar “Pyetja për Rudinën”, ku i pyeste të ftuarit nëse kishin dëshirë të shkonin në emisionin e pasdites në “Klan”.

Pas kësaj pyetjeje, Tuna jo vetëm që nuk pranoi, por e argumentoi me tone tallëse, se nuk ka shkuar asnjëherë dhe do e shtyj këtë ftesë edhe për 10 apo 20 vitet e ardhshme të karrierës së saj.

Kjo intervistë është parë si një lloj ironie për emisionin e pasdites, ndaj Rudina nuk e la pa një përgjigje si Tunën, ashtu dhe Ermal Mamaqin.

Mirëpo, duket se gjërat mes tyre janë sqaruar dhe këtë e ka treguar postimi i fundit i Rudinës në InstaStory.

Ajo ka qenë sot e pranishme në premierën e filmit “I love Tropoja” të Ermal Mamaqit, dhe madje e ka ‘duartrokitur’ aktorin për projektin e tij të ri.

Pra, dy vite pas sherrit, Ermal Mamaqi dhe Rudina Magjistari më në fund kanë bërë paqe!

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Showbiz

“A më godet që të ndihesh burrë?!”- Rrëfimi tronditës i aktores Sharon Stone: Babai im më hidhte nga shkallët dhe më rrihte!

Aktorja e njohur Sharon Stone ka folur për abuzimin që pësoi si fëmijë nga ana…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Dua Lipa dhe Callum Turner mund të martohen këtë verë në Palermo, këngëtarja dhe aktori po planifikojnë ‘dasmën e vitit’ në qytet

Korrikun e kaluar, këngëtarja Dua Lipa ndau në Instagram një seri fotosh nga pushimet e…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

“Ia dolëm”/ Emocionuese në Big Brother, pas shumë vitesh Stenaldo takon të vëllanë, të gjithë në lot

Një surprizë emocionuese ndodhi këtë mbrëmje për Stenaldon. Pas shumë vitesh, ai u takua me…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Tensione në BBV, Kristi përplaset me Rogertin dhe e lag me ujë (Video)

Një debat për menaxhimin e buxhetit ka shkaktuar tension mes banorëve në shtëpinë e Big…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Kinematografia turke në zi! Ndahet nga jeta aktori i famshëm turk i serialit “Ezel”!

Ndahet nga jeta në moshën 45-vjeçare aktori i famshëm turk Kanbolat Görkem Arslan. Arslan, i…

LEXO ME SHUME