Categories Lajme

Dy vogëlushët shqiptarë humbën jetën para syve të nënës së tyre. Mediat franceze japin detaje të reja mbi ngjarjen e rëndë

Ky përrua që shihni në foto u mori jetën dy fëmijëve të vegjël me origjinë nga Kosova por banues në Francë. Mediat franceze japin detaje të tjera sot nga ngjarja e rëndë që ndodhi pasditen e shkuar. Teksa nëna me dy fëmijët e saj u ushqyen në një fast-food, shkuan pranë përroi, Moingt, i cili ishte fryrë tejet shumë për shkak të reshjeve të shiut.

Fillimisht në ujë përfundoi djali dyvjeçar dhe motra 5 vjeçe u përpoq ta shpëtonte por uji mori edhe atë. Më pas, nëna nxitoi për të shpëtuar fëmijët e saj, por edhe ajo u mor nga rrjedha e ujit. Moingt është një lumë i vogël dhe i pa rrezikshëm, por i fryrë nga reshjet e ditëve të fundit, ishte fatal për vogëlushët shqiptarë nga Kosova.

Lumi i mori ata për rreth 300 metra dhe nëna arriti t’i nxirrte fëmijët para se të kërkonte ndihmë. Fatkeqësisht, ata nuk mund të ringjallën. Nëna në shok përfundoi në spital. Këtë të mërkurë, hetuesi shpjegon: “Në fillim, ne kishim shumë pak informacion mbi rrethanat e kësaj drame.

Teza aksidentale mbetet më e mundshme, por për të hequr dyshimin më të vogël, na është dashur të jemi aty për ta kuptuar më mirë. Autopsitë po zhvillohen për të konfirmuar shkakun e vdekjes. Mbrëmjen e së martës, ishte errësirë, gjë që i bëri hetimet më të komplikuara. Ata vazhduan sot (25 dhjetor), në mënyrën e zakonshme për këtë lloj ngjarje. 

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Krujë/ Grabitet një pikë karburanti

Një pikë karburanti në Krujë është grabitur me armë gjatë natës. Policia ka identifikuar dhe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Është ndarë nga jeta mbrëmjen e së hënës mjeku i njohur pediatër Edi Tushe

Është ndarë nga jeta mbrëmjen e së hënës mjeku i njohur pediatër Edi Tushe. Lajmin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aktorja e njohur turke ndërron jetë në moshën 35-vjeçare…

Aktorja turke, Ece Irtem, e njohur për rolin e saj si Isil në serialin “One…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Mimoza Ahmeti fiton Ferma Vip 3

Poetja Mimoza Ahmeti ka triumfuar në edicionin e tretë të Ferma Vip. Ndryshe nga cfare…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zbulohet ‘foleja’ e prostuticionit në Fier, arrestohen dy kolumbiane

Dy kolumbiane 20 dhe 30-vjeçe kanë rënë në prangat e policisë së Fierit për prostitucion. D.C dhe G.C…

LEXO ME SHUME