Categories Showbiz

“Turp, agronome që vlerëson artin”, Gena bën për një lek Mikaelën

Këngëtari shqiptar Gena Lito ka komentuar vlerësimin që njëra nga juristët shqiptare dha për performancën dhe këngën e Elvana Gjatës, në Festivalin e 58-të të Këngës në RTSH. Në një postim në Instagram, Gena e quan një turp vlerësimin e Mikaela Mingës, për të cilën shprehet se ka mbaruar shkollë për agronomi dhe nuk mund të vlerësojë artin dhe këngëtarët.

“Ska mundësi që kjo zonja e nderuar të ketë të bëj me muzikën, mesa kuptova kjo ka kryer shkollë për agronome, turp që këta njerëz zgjidhen dhe vlerësojnë artiste dhe muzikën…. Turp,”– shkruan ai. Ndërsa në një tjetër postim shkruan se regjia i ka ndërprerë komunikimin dhe që herë pas here i kanë shkëputur kufjet. “Na u kerkua dhe na u premtua qe do te merrnim pjese ne nje festival vlerash qe kryefjala do ishte kenga! Nje festival qe do te kishte barazi dhe drejtsi… Po nuk ndodhi ashtu….

Probleme te jashtzakonshme teknike…Probleme qe nisen qe ne prova por prap se prap vendosa te vazhdoj edhe pse nuk kisha perkushtimin e duhur si artist.Ne kete festival morem pjese 20 artiste por 18 prej nesh nuk ju ofrua asnje lloj komoditeti!
Dua te ndaj me ju nje shqetesim… Pas nates se dyte ku publiku ka kercyer dhe ka kenduar kengen time nje kthes e jashtzakonshme ndodh ne naten finale.

Nuk dua te besoj qe eshte ber me qellim.Nderkohe qe isha gati per te performuar 10 sekonda perpara se te dal ne skene teknika nderhyn per te dyten here ne kufjet e mija duke me len te dyshoj qe dicka nuk shkonte mire, dhe rezultati ishte qe gjat gjith kohes kam patur shkeputje te audios ne kufje,vetem per respektin tuaj e vazhdova kengen deri ne fund duke mos patur gati gati fare degjim!

Me falni qe nuk isha Gena qe ju njihni ne kto 25 vjet!U mundova te jap me te miren nga vetja por jo gjithcka eshte ne doren e artistit… Megjithate jeta vazhdon.. Dua tju uroj nga zemra Gezuar Krishlindjet dhe zoti ju bekoft!”– shkruan këngëatri më tej. Tre ditë më parë u finalizua Festivali i 58 i Këngës në RTSh, që fitua nga Arilena Ara me baladën “Shaj”, e cila do të përfaqësojë Shqipërinë në Eurovizion.

Në këtë festival Arilena e mori kupën nga Jonida Maliqi, e cila ishte fituese e të njëjtit çmim, një vit më pare, ndërsa Elvana Gjata me këngën ritmike “Me tana”, zuri vendin e dytë. Ndarja e çmimeve është pasuar me shumë polemika, duke ndarë njerëzit në grupe: Në ata që mendojnë se fitoren e meritonte Elvana dhe pjesa tjetër që ngulmon në talentin e Arilenës.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Showbiz

“A më godet që të ndihesh burrë?!”- Rrëfimi tronditës i aktores Sharon Stone: Babai im më hidhte nga shkallët dhe më rrihte!

Aktorja e njohur Sharon Stone ka folur për abuzimin që pësoi si fëmijë nga ana…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Dua Lipa dhe Callum Turner mund të martohen këtë verë në Palermo, këngëtarja dhe aktori po planifikojnë ‘dasmën e vitit’ në qytet

Korrikun e kaluar, këngëtarja Dua Lipa ndau në Instagram një seri fotosh nga pushimet e…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

“Ia dolëm”/ Emocionuese në Big Brother, pas shumë vitesh Stenaldo takon të vëllanë, të gjithë në lot

Një surprizë emocionuese ndodhi këtë mbrëmje për Stenaldon. Pas shumë vitesh, ai u takua me…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Tensione në BBV, Kristi përplaset me Rogertin dhe e lag me ujë (Video)

Një debat për menaxhimin e buxhetit ka shkaktuar tension mes banorëve në shtëpinë e Big…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Kinematografia turke në zi! Ndahet nga jeta aktori i famshëm turk i serialit “Ezel”!

Ndahet nga jeta në moshën 45-vjeçare aktori i famshëm turk Kanbolat Görkem Arslan. Arslan, i…

LEXO ME SHUME