Categories Lajme

Dy zyrtarë të UNMIK kapen duke vjedhur në një dyqan

Në një video  të siguruar nga RTV Dukagjini, shihen dy zyrtarë të UNMIK-ut në Kosovë,  të cilët kryejnë një vjedhje të sofistikuar në një dyqan rrobash në kryeqytet. Njohësi i zhvillimeve të sigurisë,  Agim Musliu mendon se bëhet fjalë për vepër spiunazhi pasi zyrtarja e UNMIK-ut është ruse. Sipas tij, ky rast duhet hetuar nga institucionet përkatëse.

Njesoj si nëpër filma, një zyrtare u UNMIK-ut me nënshtetësi ruse dhe një zyrtar me nënshtetësi të Shqipërisë janë kapur nga kamerat e sigurisë duke vjedhur një çantë në një nga dyqanet e Prishtinës.

RTV Dukagjini ka arritur të sigurojë këtë video ekskluzive, në të cilën shihet veprimi i zyrtares në fjalë.

Në video çifti shihet duke e shmangur një kuletë, duke hyrë në garderobë me të, ku dyshohet se ia kanë hequr siguresën e alarmit dhe duke dalë nga garderoba.

Zyrtarja Jana Minochkina është këshilltare politike në UNMIK dhe  ambasadore e të rinjve të OSBE-së në Kosovë. Ajo është e martuar me Luis Bekteshin.

Në raportin e Policisë së Kosovës thuhet se si dy zyrtarët janë ndalur pas aktit të vjedhjes, meqë punëtorët e dyqanit i kishin vërejtur sjelljet e çuditshme dhe kishin lajmëruar policinë.

“Jana Minochkina dhe Luis Bekteshi janë shoqëruar për në stacionin policor. Atje kanë deklaruar se janë zyrtar të UNMIK-ut”, thuhet në raport.

Rastin e ka konfirmuar Kryeprokurori Imer Beka i cili tregoi se lidhur me rastin janë iniciuar hetimet. Beka tha se ka biseduar me prokurorin e rastit i cili ka thënë se hetimet kanë nisur.

Organet e sigurisë dyshojnë se përtej vjedhjes ky është akt spiunazhi. Këtë e pretendon edhe eksperti i sigurisë Agim Musliu. Sipas tij, krejt kjo është e menduar mirë.

“Për mua, në profesionin tim, kjo nuk mund të kategorizohet si vjedhje e thjeshtë. Duke e ditur statusin e saj [ruses], kjo i ngjanë një aktiviteti operativ të shërbimit intelegjent rus”, deklaroi  për RTV Dukagjinin eksperti i sigurisë, Agim Musliu

Jana, në xhirimet e siguruara nga RTV Dukagjini shihet se si e kryen këtë akt jo të zakonshëm të vjedhjes. Sipas Musliut, organet e sigurisë duhet të merren me këtë rast deri në detaje e jo ta lënë në këtë mënyrë.

“Dyqani ku ka ndodhur vjedhja është afër tri institucioneve kryesore të shtetit të Kosovës. Pra shumë afër Presidencës, Qeverisë e Kuvendit…Rrjedhimisht mua më shton dyshime se kjo është një agjente e infiltruar”, deklaroi  eksperti i sigurisë Agim Musliu.

Redaksia ka dërguar pyetje për rastin edhe në UNMIK, AKI dhe Polici të Kosovës por nuk ka marr ende përgjigje.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Vorë\ Shpërthim me lëndë plasëse në derën e një banese

Shpërthim me lëndë plasëse në Vorë, dëme të lehta materiale Një shpërthim me lëndë plasëse…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Fier, zhduket celulari që iu kap të dënuarit, AMP pezullon nga detyra 4 punonjës

Nga njoftimi i AMSEVP rezulton se bëhet fjalë për një hetim penal të lidhur me zhdukjen…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dy ‘fole’ prostitucioni në Tiranë, pranga dy brazilianeve dhe kolumbianes

Policia e Tiranës ka goditur dy raste të ushtrimit të prostitucionit në kryeqytet, aktivitet i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Skafi pësoi defekt në motor dhe rrezikoi të fundosej, shpëtohen 8 anëtarët e një familjeje në Spille

Një skaf me tetë persona në bord ka rrezikuar të fundosej në zonën e Spillesë,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Flakët në dy fronte, Dajt dhe Dibër! Ministria e Mbrojtjes: Sot 10 vatra zjarri, 5 janë ende aktive, s’ka rrezik për banesat!

Zjarret vijojnë të djegin sipërfaqe me pyje e bimësi në territorin e Shqipërisë. Ministria e…

LEXO ME SHUME