Categories Sport

Dybala rrëfen historitë e padëgjuara

Paulo Dybala ka vendosur ta lërë për pak menjanë atë që bën në fushë dhe të flasë rreth gjërave, që në fakt i pëlqejnë shumë tifozëve. Në një intervistë për “Vanity Fair” si është shprehur rreth ngjashmërisë së tij me gjyshin.

“Mjekra nuk më del, sytë e mi janë jeshilë edhe pse e dashura ime thotë se janë blu. Këto tipare i kam nga gjyshi im, më kanë treguar shumë histori për të.

Për shembull, kur ai arriti në Amerikë (nga Polonia) ka fjetur për dy javë në një fushë misri, derisa e gjetën. Jam krenar për atë që ai ka krijuar, për mësimet e tij, të cilat janë të njëjtat që babai im më la”, u shpreh fillimisht sulmuesi i Juventusit.

Më pas Dybala flet edhe në lidhje me shpenzimin e parave dhe fiksimit të tij për koleksionimin e fanellave të lojtarëve më të mirë globit. Për ato të Del Pieros dhe Maradonas ka bërë çmenduri.

“Jam i kujdesshëm në shpenzimin e parave, koleksioni im i vetëm është ai i fanellave të futbollit. Unë kam me qindra: ato që shkëmbej, që i pyes shokët e mi të skuadrës kur shkojnë me ekipet kombëtare si dhe ato që blej në internet.

Kam bërë ca çmenduri: një herë për fanellën e Del Piero, të cilën për pak e humba në një ankand, ndërsa në një tjetër rast për atë të Maradonas në një ndeshjeje kundër Brazilit.

Skulptura e këmbës së djathtë të Diegos? Për 20,000 euro do ta blija menjëherë. Megjithatë, fanella e tij kushtoi më shumë”, përfundoi sulmuesi. /abcnews.al

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Sport

Turqia mundet nga Paraguaji dhe eliminohet nga Botërori

Turqit treguan dominim total ndaj Paraguait që luajti me 10 lojtarë, por edhe këtë herë…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Vasil Ruçi nuk është thjesht një emër në historinë e futbollit vlonjat

Vasil Ruçi nuk është thjesht një emër në historinë e futbollit vlonjat. Ai është një…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Rey Manaj përfshihet në aksident, ku ka rezultuar vetëm dëme materiale

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare dhe i skuadrës së Sivasspor-it, Rey Manaj, është përfshirë në një…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Flamurtari i Athinës, një histori vëllazërie përtej kufijve

Pothuajse në të gjitha shtetet e Europës, por edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës,…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Nesër ndeshja Shqipëri-Angli, policia publikon masat e sigurisë

Policia e Shtetit ka publikuar planin e masave për ndeshjen ndërkombëtare të futbollit Shqipëri –…

LEXO ME SHUME