Categories Lajme

Dyfishimi i çmimeve të apartamenteve, Lungomare mbetet zona më e preferuar në Vlorë

Vlora është duke u përballur me një bum në sektorin imobiliar, ku vlera e apartamenteve, shtëpive, por edhe banesave me qira, kanë njohur rritje të konsiderueshme. Më e lakmuar është zona e ashtuquajtur “Lungomare”, ku sipas agjencive imobiliare, çmimet janë dyfishuar duke shkuar deri në 1200 dhe 1500 euro metri katror

“Kemi shumë kërkesa për zonën e Lungomare por tashmë nuk kemi alternativa pasi pronarët janë orientuar drejt kthimit të apartamenteve në njësi akomodimi në ‘booking’ dhe ‘airbnb’ të cilat shkojnë në 100- 200 euro nata. Qiratë gjithashtu janë rritur ndjeshëm ndërsa kërkesat më të shumta janë nga italianët.

Sa i përket faktorëve  ndikues patjetër mbeten investimet e shumta të kryera në Vlorë të cilat kanë reflektuar në rritjen çmimeve edhe në zona të tjera si Bulevardi Ismali Qemali, rruga e cila të çon nga porti drejt plazhit të vjetër  600-650 euro/m2 por edhe në transballkanike 400-450 disa vite më parë sot nuk gjen apartamente pa 520/550 apo edhe 600 euro/metri,” – thotë agjenti imobiliar Emiljano Hajrullahu.

Bruno Xhaferraj një tjetër ekspert në sektorin imobiliar, thotë se tendenca ka ardhur në rritje menjëherë pas tërmetit të nëntorit 2019.

“Tendeca ka qenë në rritje edhe mbas tërmetit ku vende si Tirana apo Durrësi u drejtuan jugut dhe sidomos Vlorës për tē parur një shtëpi pushimi. Sa i përket qirave nëse më parë apartamentet jepeshin me qira për njerëz të caktuar  për një periudhë 10 ditore tashmë , sot preferohen shumë booking apo airbnb  dhe dhëniet me qira për një periudhë më të gjatë. Pra blejnè një apartament në formë investimi për ta shfrytëzuar si biznes . Kërkesa janë të shumta edhe nga vendasit por një rritje të blerësve e kanë shënuar të huajt si italianë, rusë apo ukrainas,” – thotë Xhaferraj.

Për kreun e Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë Arben Breshani ajo çka vite më parë shihej si një moment stopimi në tregun imobiliar në Vlorë, sot duket tashmë një situatë e tejkaluar. Rritja e kërkesës për blerje banesash, ka bërë që edhe një pjesë e stokut imobiliar në vite të kthehet në hapësira pushimi për turizëm familjar.

“Kemi filluar si biznes ndërtimi të ndërtojmë në Lungomare rreth viteve 2004 dhe jemi nisur me çmime nga 400, 500 maksimumi 600 euro/m2 kurse sot cimet në vijën e parë shkojnë deri në 1,000 euro/m2 çka tregon se ēshtë rritur gati 100% asetet e sektorit të ndërtimit,” – thotë Breshani.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Arrestohet administratori i firmës së riciklimit në Fier, Gjymtohet 21-vjeçari në vendin e punës

Një aksident në punë është regjistruar në Fier, ku një 21-vjeçar ka mbetur i gjymtuar…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gjirokastër, një 62-vjecar është mbytur në liqenin e Viroit

Një ngjarje tragjike ka ndodhur mesditën e djeshme në Gjirokastër, ku një 62-vjecar është mbytur…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tiranë, arrestohet 44-vjeçari, iu sekuestruan 2 paketime me lëndë të dyshuar narkotike

Dyshohet se furnizonte me kokainë zona të ndryshme të Tiranës, arrestohet një 44-vjeçar në Tiranë.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës nis fluturimet direkte mes Tiranës dhe Torontos, Kanada

Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës (TIA) njoftoi sot nisjen e fluturimit të parë direkt drejt Torontos,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident tragjik në Fier-Lushnjë, humb jetën shoferi

Një person ka humbur jetën këtë të premte, 19 qershor, si pasojë e një aksidenti.…

LEXO ME SHUME