Categories Lajme

Të emigrosh në Sarandë, dhjetëra të huaj jetojnë e punojnë në qytetin bregdetar: Është parajsë

Saranda nuk është vetëm vendi i pushimeve verore. Tashmë shumë të huaj kryesisht amerikanë jetojnë dhe punojnë në këtë qytet. 60 biznese në qytet administrohen nga të huajt ndërkohë që dhjetëra të tjerë punojnë online.

150 shtetas të huaj vijnë çdo vit në Sarandë dhe kërkojnë leje qëndrimi si dhe nënshtetësi shqiptare. Ata vijnë këtu jo vetëm për të parë vendet e bukura të Sarandës por edhe për të punuar. Shumica prej tyre punojnë online në disa kompani amerikane dhe kineze.

“Punoj këtu prej një viti. Kam jetuar më parë në Kroaci, tani kam zbritur këtu për të ndihmuar shokët por vendosa të qëndroj këtu. Vend shumë i bukur ndihem si në shtëpi tani. Mendoj se janë shumë njerëz që punojnë këtu online. Ka të tjerë që punojnë edhe në bzineset lokale, bar kafe. Saranda është vend i bukur është si parajsë në tokë,” – u shpreh një qytetar.

“Saranda është fantastike, është qyteti më i bukur në gjithë botën. Unë punoj online, punoj si mësues për një kopani kineze me studentë në Kinë dhe ne punojmë goxha mirë. Të punosh online është diçka e mirë por të punosh në qytet është e vështirë sepse pagesat janë të ulëta dhe këtu mungojnë industritë apo minierat, ndërkohë që ekonominë e ndihmon turizmi,” – u shpreh Stiven nga Alaska në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

“Jam nga Anglia afër kufirit me Skocinë. Mendoj se shumë njerëz punojnë online. Ky është vendi që do rekomandoja edhe për pensionistët, njerëzit këtu janë të shkëlqyer, klima është e mirë,” – tha Arturi nga Anglia, i cili pas daljes në pension jeton në Sarandë.

Bashkia e Sarandës vlerëson se komuniteti i të huajve në Sarandë është një vlerë e shtuar. Tashmë ata konsiderohen qytetarë dhe kontribues në këtë qytet.

Në qytetin e Sarandës jetojnë më shumë se 220 persona që jetojnë prej vitesh. Janë rreth 80 familje dhe shtetas të rreth 30 kombësive të ndryshme. Ne i vlerësojmë shumë si një aset dhe vlerë e çmuar e qytetit sepse janë dhe ambasadorë të promovimit të Sarandës në botë.

“Janë qytetarë nga shumë vende të botës ku mbizotërojnë ata amerikanë më pas vijnë qytetarët grek, italianë, vendet nordike etj. Gjithashtu kemi edhe shumë qytetarë që zhvillojnë aktivitete biznesi. Janë hapur lokale dhe shërbime biznesi me qytetarë të huaj. Ne numërojmë diku tek 65 biznese jo vetëm në qytetin e Sarandës por edhe në Ksamil,” – shtoi Gurma. Parashikohet që me largimin e pandemisë numri i bizneseve kryesisht në fushën e turizmit që do të menaxhohen nga të huajt do të jetë disa qindra.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Arrestohet administratori i firmës së riciklimit në Fier, Gjymtohet 21-vjeçari në vendin e punës

Një aksident në punë është regjistruar në Fier, ku një 21-vjeçar ka mbetur i gjymtuar…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gjirokastër, një 62-vjecar është mbytur në liqenin e Viroit

Një ngjarje tragjike ka ndodhur mesditën e djeshme në Gjirokastër, ku një 62-vjecar është mbytur…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tiranë, arrestohet 44-vjeçari, iu sekuestruan 2 paketime me lëndë të dyshuar narkotike

Dyshohet se furnizonte me kokainë zona të ndryshme të Tiranës, arrestohet një 44-vjeçar në Tiranë.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës nis fluturimet direkte mes Tiranës dhe Torontos, Kanada

Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës (TIA) njoftoi sot nisjen e fluturimit të parë direkt drejt Torontos,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident tragjik në Fier-Lushnjë, humb jetën shoferi

Një person ka humbur jetën këtë të premte, 19 qershor, si pasojë e një aksidenti.…

LEXO ME SHUME