Categories Lajme

Dyfishohet pagesa e ndihmës ekonomike në qershor, kategoritë që do përfitojnë

Familjet pa të ardhura që trajtohen me ndihmë ekonomike, jetimët, viktimat e trafikimit dhe dhunës do të përfitojnë për 6 muaj dyfishin e ndihmës ekonomike. Vendimi i botuar në Fletoren Zyrtare i shtrin efektet nga data 1 janar 2021. Në dokument thuhet se masa e ndihmës ekonomike dyfishohet për familjet në nevojë me qëllim zbutjen e efekteve të shkaktuara nga epidemia e Covid-19.

“Për përfituesit e ndihmës ekonomike, të përcaktuar në shkronjat “a”, “b”, “c”, “ç” dhe “d”, të pikës 2, të kreut I, të këtij vendimi, masa e ndihmës ekonomike dyfishohet për një periudhë 6- mujore, me qëllim zbutjen e efekteve të shkaktuara nga epidemia COVID-19.”. Ngarkohen të gjitha organet e administratës shtetërore dhe njësitë e vetëqeverisjes vendore për zbatimin e këtij vendimi’, thuhet në dokument.Kategoritë përfituese të masës shtesë financiare për periudhën janar-qershor 2021 do të jenë:

-familjet në nevojë që nuk kanë të ardhura ose kanë të ardhura të pamjaftueshme;
-jetimët të cilët nuk janë në institucionet e përkujdesjes shoqërore;
-prindër me më shumë se dy fëmijë të lindur njëherësh, që u përkasin familjeve në nevojë;
-viktimat e trafikimit pas daljes institucionet e përkujdesjes shoqërore deri në çastin e punësimit të tyre;
-viktimat e dhunës në marrëdhëniet familjare për periudhën e vlefshmërisë të urdhrit të mbrojtjes ose të urdhrit të menjëhershëm të mbrojtjes, që nuk trajtohen nga institucionet e përkujdesjes shoqërore.

Masa e ndihmës ekonomike për familjet në nevojë përcaktohet sipas strukturës të familjes dhe shkon deri 150% e masës të pensionit social të indeksuar. Masa e ndihmës ekonomike indeksohet nga Shërbimi Social Shtetëror sa herë indeksohet pensioni social.

Kjo është hera e dytë që nga shpallja e pandemisë që qeveria miraton dyfishimin e pagesës të ndihmës ekonomike. Në Paketën Financiare 1 në mbështetje të biznesit të vogël dhe qytetarëve, u miratua Masa 2 për dyfishim të pagesës për individët që përfitojnë pagesë të ndihmës ekonomike dhe Masa 3 – dyfishim të pagesës për individët që përfitojnë pagesën e të ardhurës nga papunësia. Pagesa e ndihmës ekonomike dhe papunësisë u dyfishua për 3 muajt e periudhës të karantinës.

Sipas të dhënave të Ministrisë të Financave 3 këstet e ndihmës ekonomike të dyfishuar u përfituan nga rreth 63 mijë familje. Në total fondi i shpërndarë ishte në vlerën e 754,2 mln lekëve.
Nga dyfishimi i pagesës të papunësisë 3 këste u përfituan nga 3,100 qytetarë. Fondi i shpërnadrë në ndihmë të tyre ishte 168 mln lekë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Aksident fatal në Rrugën e Kombit, përplaset për vdekje një shtetase nga Kosova

Një aksident i rëndë është shënuar mëngjesin e kësaj të hëne (15 qershor) në aksin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrasja e Valter Lleshit, viktima kishte precedent në një ngjarje kriminale të vitit 2020

Detaje të reja kanë dalë në dritë lidhur me vrasjen e ndodhur në Mirditë. Viktima,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pacolli ngre shqetësimin: Kërcënime dhe pengesa për Aeroportin e Vlorës

Biznesmeni Behgjet Pacolli ka postuar disa foto nga punimet në Aeroportin e Vlorës, ndërsa që…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Policia jep informacion zyrtar për efektivin e Rrugores që i dha fund jetës në Tiranë

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në orët e para të mëngjesit të së dielës…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Humbi jetën 15-vjeçari , Gjykata e Gjirokastrës lë në “arrest shtëpie” pronarin e pishinës

Skandale ne Gjirokaster pishina nuk plotesonte asnje kusht sigurie nje femije humbi jeten por gjykata…

LEXO ME SHUME