Prej vitit 2014 me aktivitet në Tiranë, tashme Artifiko edhe ne Vlorë . Artifiko eshte celur mbrëmjen e të djelës ndërsa është vizituar nga qytetarë të shumte. Nderkohë qe ka sjell magjinë e emocioneve të dhuratave produkte të krijuara me dorë, dhurata të personalizuara dhe detaje të personalizuara për evente të ndryshme. T
Të gjitha personalizimit janë unike tek Dhurata “Aritifiko“, të projektuara nga dizenjuesit për ta bërë cdo dhuratë të personalizuar edhe tepër të veçantë. Sipas dizenjatores Orgerta Rami te gjitha produktet percjellin vlera shpirtërore Dizenjatorja konfirmon se këto punime janë unike dhe nuk gjenden diku tjeter. Për administratorin e Artifiko, Elis Veraj jo vetëm origjina nga Vlora por dhe mikëpritja e deritanishme e Vlonjatëve në linjen on line të produkteve të Artifiko, bën që Artifiko të mbërrijë dhe në Vlorë ndërsa sipas tij Artifiko synon t’u japi te gjithëve mundësinë dhe fuqinë për për të bërë çdo gjë të imagjinueshme… të prekshme.
Dhurata për njerëz të dashur nuk është një punë monotone por krijimtari qe të frymezon. Keshtu është shprehur i riu Santuko Dura qe punon në grafik dizanj. Ndërsa deatajon orën e krijuar nga ai vetë. Keshtu ka nisur aktivitetin në Vlorë, biznesi me i ri “Artifiko“ , dyqani i dhuratave të bëra me dorë me vlerë shumë të madhe emocionale dhe me kosto te ulët duke mundësuar personalizimin e cdo produkti qe dhurohet. Për raste te ndryshme si ditëlindje, përvjetore, martesa, fejesa, të porsalindur dhe cdo rast tjetër të mundshëm.