Categories Lajme

Mali i Zi i kthen përgjigje Shqipërisë për misterin e jahtit të milionerit turk, ja dyshimet

Autoritetet malazeze i kanë kthyer përgjigje zyrtare autoriteteve të vendit tonë, pas kërkesës që këta të fundit u bënë për intinerarin e jahtit luksoz në pronësi të një biznesmeni turk e që u gjej disa milje afër Shëngjinit. Nëpërmjet letërporosisë, porti detar i Tivarit në Malin e Zi ka pohuar se shtetasi turk Sevgin Yavuz ishte regjistruar i vetëm në bordin e jahtit më datë 2 Shtator. Ai ka lundruar në drejtim të ujërave neutrale dhe destinacioni ishte Korfuzi, ku është afruar 11 milje në portin e Shëngjinit.

Mjeti u gjet i braktisur nga peshkatarët, por mbetet ende mister zhdukja e shtetasit turk. Burime nga grupi jetimor saktësuan se mister mbetet edhe fakti se lundrimi i kërij mjeti në afërsi të Shëngjinit nuk është diktuar nga radarët policor, çka dyshohet se vetë shtetasi turg mund të ketë fikur pajisjen sinjalizuese.

Për këtë gjë tashmë janë nisur edhe verifikimet nga prokuroria e Lezhës për të parë nëse është ndjekur praktika standard e institucioneve përkatëse, apo pajisja sinjalizuese është fikur me tendencë nga turku Sevgin Yavuz. Ndërkohë pronari i vërtetë i mjetit, Nedin Akyuz ka sqaruar pozicionin e tij në ketë histori. Ai ka bërë kërkesë sapo është vënë në dijeni të këtij fakti se mjeti ndodhej në territorin shqiptar dhe u ka kërkuar autoriteve marrjen e jahtit, i cili tashmë qëndron i bllokuar si provë materiale.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Zjarr i madh gjatë natës në magazinat e ish-NPA-së në Gjirokastër, ndërpritet energjia elektrike në gjysmën e qytetit

Zjarr i madh gjatë natës në magazinat e ish-NPA-së në Gjirokastër, ndërpritet energjia elektrike në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zjarr në fabrikën e kafesë në Pogradec, dyshohet për shkëndijë elektrike

Zjarr në fabrikën e kafesë “Thomas Enkelana” në Pogradec, dyshohet për shkëndijë elektrike Një zjarr…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dua Lipa fiton betejën ligjore kundër tregtimit të produkteve false në emrin e saj, ja sa milionë paund ka fituar këngëtarja shqiptare

Dua Lipa fiton betejën ligjore kundër tregtimit të produkteve false në emrin e saj, ja…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Krujë/ Zjarri shkrumbon magazinën me bazë ushqimore për bagëtitë, ngordhin disa lopë në Larushk

Krujë/ Zjarri shkrumbon magazinën me bazë ushqimore për bagëtitë, ngordhin disa lopë në Larushk Një…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shkodër/ 4 në pranga dhe një në hetim, sekuestrohen mbi 56 kg kanabis në Koman

Shkodër/ 4 në pranga dhe një në hetim, sekuestrohen mbi 56 kg kanabis në Koman…

LEXO ME SHUME