Categories Lajme

Dyshohet se 10 vjeçari mund të ketë ngecur tek një urë e prishur, vijojnë kërkimet në lumin Fan

Forcat e shumta të policisë kanë zbarkuar sërish në brigjet e lumit Fan, duke shënuar kështu ditën e katërt për kërkimin e 10 vjeçarit të humbur aksidentalisht.

Që nga dita e djeshme vazhdojnë punimet për të devijuar lumin pasi dyshohet se vogëlushi mund të ketë ngecur tek një urë e prishur.

Përveç urës, banorët dhe familjarët kërkojnë që të hapen portat e HEC në Reps, ndërsa kërkimet vazhdojnë.

Ngjarja e rëndë ndodhi disa dite me parë në fshatin Shtrungaj. Dyshohet se të miturin e ka rrëmbyer rrjedha e lumit, ndërkohë forcat zjarrfikëse dhe Policia kanë nisur kërkimet për gjetjen e të miturit në rrjedhën e lumit.

Mësohet se i mituri ka qenë duke luajtur me top me shokët dhe në një moment ka shkuar pranë lumit për të marrë topin që u kishte rënë në rrjedhën e lumit.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Krujë/ Grabitet një pikë karburanti

Një pikë karburanti në Krujë është grabitur me armë gjatë natës. Policia ka identifikuar dhe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Është ndarë nga jeta mbrëmjen e së hënës mjeku i njohur pediatër Edi Tushe

Është ndarë nga jeta mbrëmjen e së hënës mjeku i njohur pediatër Edi Tushe. Lajmin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aktorja e njohur turke ndërron jetë në moshën 35-vjeçare…

Aktorja turke, Ece Irtem, e njohur për rolin e saj si Isil në serialin “One…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Mimoza Ahmeti fiton Ferma Vip 3

Poetja Mimoza Ahmeti ka triumfuar në edicionin e tretë të Ferma Vip. Ndryshe nga cfare…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zbulohet ‘foleja’ e prostuticionit në Fier, arrestohen dy kolumbiane

Dy kolumbiane 20 dhe 30-vjeçe kanë rënë në prangat e policisë së Fierit për prostitucion. D.C dhe G.C…

LEXO ME SHUME