Categories Lajme

Gjirokastër, Transportonte emigrantë kundrejt pagesës, prangoset 41-vjeçarja

DVP Gjirokastër/ Finalizohet me sukses operacioni policor i koduar “ROAD GUARD 12”. Goditet një tjetër rast i veprimtarisë kriminale të dhënies ndihmë shtetasve të huaj, për kalim të paligjshëm të kufirit, kundrejt fitimit.

Transportonte emigrantë të paligjshëm, vihet në pranga 41-vjeçarja.

Sekuestrohet një automjet. Specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme në DVP Gjirokastër, në bashkëpunim me Policinë Rrugore, në vijim të punës për goditjen e aktivitetit kriminal të dhënies ndihmë shtetasve të huaj, për kalim të paligjshëm të kufirit, kundrejt fitimit, në bazë të informacioneve policore, kanë finalizuar me sukses operacionin policor “ROAD GUARD 12”, si rezultat i të cilit u bë arrestimi në flagrancë i shtetases E. Sh., 41 vjeçe, banues në Sarandë.

Në aksin nacional Tepelenë – Krahës, në vendin e quajtur “Majkosh”, shtetasja E. Sh. u kap në flagrancë nga shërbimet e Policisë, duke transportuar me automjetin e saj tip “Honda”, nga Saranda për në Tiranë, 5 emigrantë të paligjshëm nga vendet MENA, kundrejt fitimit.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua automjeti. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Krujë/ Grabitet një pikë karburanti

Një pikë karburanti në Krujë është grabitur me armë gjatë natës. Policia ka identifikuar dhe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Është ndarë nga jeta mbrëmjen e së hënës mjeku i njohur pediatër Edi Tushe

Është ndarë nga jeta mbrëmjen e së hënës mjeku i njohur pediatër Edi Tushe. Lajmin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aktorja e njohur turke ndërron jetë në moshën 35-vjeçare…

Aktorja turke, Ece Irtem, e njohur për rolin e saj si Isil në serialin “One…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Mimoza Ahmeti fiton Ferma Vip 3

Poetja Mimoza Ahmeti ka triumfuar në edicionin e tretë të Ferma Vip. Ndryshe nga cfare…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zbulohet ‘foleja’ e prostuticionit në Fier, arrestohen dy kolumbiane

Dy kolumbiane 20 dhe 30-vjeçe kanë rënë në prangat e policisë së Fierit për prostitucion. D.C dhe G.C…

LEXO ME SHUME