Categories Lajme

Dyshohet se do të vriste me armë zjarri 41-vjeçarin dhe kanosi djalin e tij, arrestohet 23-vjeçari, procedohet i vëllai

Policia e Korçës ka vënë në pranga një 23-vjeçar e shpallur në kërkim dhe ka proceduar penalisht vëllain e tij, gjithashtu të shpallur në kërkim.

I riu tentoi të vriste me armë zjarri një 41-vjeçar dhe kanosi djalin e këtij fundit, për shkak të një konflikti ndërmjet tyre më datën 10.08.2023.

Njoftimi i policisë: Korçë, Tentoi të vriste me armë zjarri një 41-vjeçar dhe kanosi djalin e këtij shtetasi, për shkak të një konflikti ndërmjet tyre, të ndodhur më datë 10.08.2023, kapet dhe vihet në pranga 23-vjeçari i shpallur në kërkim.

Procedohet penalisht vëllai i të arrestuarit, gjithashtu i shpallur në kërkim, si i përfshirë në këtë konflikt.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Korçë, në bashkëpunim me specialistët për Hetimin e Krimeve ndaj Personit të DVP Korçë dhe me shërbimet e Komisariatit të Policisë Pogradec, si rezultat i informacioneve të siguruara nga inteligjenca policore, mbi vendndodhjen e 2 shtetasve të shpallur në kërkim për një konflikt të ndodhur më datë 10.08.2023, në lagjen nr. 17, Korçë, kanë bërë të mundur lokalizimin dhe kapjen e tyre.

Për këtë rast u vu në pranga shtetasi M. D., 23 vjeç dhe u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë, për vëllanë e tij, shtetasin Dh. D., 20 vjeç, të dy banues në Korçë.

Nga veprimet e thelluara hetimore ka rezultuar se shtetasi M. D., në bashkëpunim me vëllanë e tij dhe me shtetasin M. S. (i arrestuar nga Policia, më datë 11.08.2023), kanë kanosur shtetasit F. R., 41 vjeç dhe F. R., 22 vjeç (babai dhe djali), për shkak të një konflikti ndërmjet tyre. Gjithashtu, dyshohet se gjatë këtij konflikti, shtetasi i vënë në pranga, M. D. ka qëlluar me armë zjarri, në drejtim të 41-vjeçarit. Nga të shtënat nuk ka shtetas të dëmtuar.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Shoferi shqiptar humb jetën në aksident me kamion në Itali, la pas dy fëmijë

Një 48-vjeçar shqiptar, prej vitesh emigrant në Itali, ka humbur jetën në një aksident tragjik…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Projekti TID në Durrës, banorët kërkojnë kompensim të drejtë nga shteti për prishjen e shtëpive

Që kur mësoi se shtëpia e tij pranë bulevardit “Epidamn” do të prishej për t’i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Dielë 21 dhjetor 2025

Dashi Do jeni shume te vendosur gjate kësaj dite t’i zgjidhni te gjitha problemet qe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tragjedia në Lezhë, nëna i jep fund jetës pas vdekjes së djalit 42 vjeçar

Një dramë e thellë familjare, që duket sikur ka dalë nga skenat e një filmi…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arrestohet 35-vjeçarja në Mirditë, qarkullonte me armë në makinë

Policia ka arrestuar një 35-vjeçare në Mirditë, pasi u kap teksa qarkullonte me armë zjarri…

LEXO ME SHUME