Categories Lajme

Dyshohet se fshehu vetëvrasjen e gruas në Kamëz, zbardhet dëshmia e 56-vjeçarit para policisë

56-vjeçari Shefqet Lika, i arrestuar dje në Kamëz, pas fshehjes së vetëvrasjes së bashkëshortes së tij Shahe Lika në banesën e tyre ka thënë para policisë se ka pasur frikë të raportoj për vetëvrasjen e bashkëshortes pasi sipas tij nuk do ta besonin familjarët e saj.

Lika tha se prej kohësh ata e kanë akuzuar për dhunën që ushtronte nga gruas dhe se familjarët e saj herë pas here e kishin paralajmëruar se do ta denonconin.

Por, situata i doli nga kontrolli 56-vjeçarit pasi familjarët e gruas tashmë të vetëvarur patën dyshime dhe kërkuan ekspertizë të trupit të pajetë.

Pas ekspertizës rezultoi se 55-vjeçarja ishte vetëvarur. Shefqet Lika dyshohet për dy vepra penale, shkaktim të vetëvrasjes dhe veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës.

Burime nga policia bëjnë me dije se çifti ka pasur konflikte të shumta prej shumë vitesh, ndërsa bashkëshorti ka ushtruar dhunë sistematike ndaj saj.

Në javët e fundit mësohet se ajo ishte larguar nga banesa dhe kishte jetuar tek e motra. Në banesën e burrit ishte kthyer një ditë para se të merrte vendimin për t’u vetëflijuar. Për shkak të dhunës dhe konflikteve dyshohet se gruaja shkoi drejt vetëvarjes, Shefqet Lika ka qenë i alkoolizuar prej vitesh.

Fëmijët e tyre jetojnë jashtë vendit, ndërsa raportohet se pas mbërritjes të hënën kanë pasur debat me familjarët e babait.

Trupi i pajetë i gruas 55-vjeçare është përcjell për në banesën e fundit vetëm nga familjarët e saj, ndërsa nga banesa e të atit janë larguar edhe fëmijët.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Hënë 14 Shtator 2026

Dashi Natyra juaj optimiste nuk do t’ju lërë në asnjë moment të bini pre e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gazetarët, padi në Kushtetuese: Kërkojmë pezullimin dhe shfuqizimin e saj, është censuruese

Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë (AGSH) ka depozituar në Gjykatën Kushtetuese kërkesë padinë për rregulloren…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ilir Meta kërkon zëvendësimin e masës me “arrest me burg”

Dhjetra refuzime në të tre shkallët e gjyqësorit nuk e kanë ndalur ish-Presidentin e Republikës,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Roskovec/ Sulmoi me çekiç babain e ish-bashkëjetueses, i plagosuri dërgohet me urgjencë në spital, autori arratiset

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në fshatin Suk të Bashkisë Roskovec,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Viti i ri shkollor, mbi 340 mijë nxënës në të gjithë vendin! 25 mijë prej tyre ulen sot për herë të parë në banka

Në të gjitha shkollat e vendit sot ka nisur viti i ri mësimor. Mbi 340…

LEXO ME SHUME