Categories Lajme

Nuk bashkëpunojnë sepse ka armiqësi mes tyre? Rita Ora flet për herë të parë në lidhje me Dua Lipën

Dua Lipa dhe Rita Ora janë padyshim dy këngëtaret shqiptare më të famshme ndërkombëtarisht, të cilat po njohin çdo ditë e më shumë suksese. Raporti i tyre është përfolur shpesh në media, ku shpesh është folur edhe për një zënkë mes tyre.

Pak orë para koncertit që do të mbajë në sheshin “Skënderbej”, këngëtarja me famë botërore Rita Ora ka dalë në një konferencë për shtyp ku ka folur për koncertin dhe raportet e saj me këngëtaret e tjera shqiptare.

Gjithashtu, pak kohë më parë u mbajt edhe “Sunny Hill Festival” i organizuar nga këngëtarja Dua Lipa ku këngëtaret e tjera me origjinë shqiptare nuk kishin pjesë.

Gjatë konferencës së ditës së sotme Rita Ora foli për herë të parë në lidhje me mundësinë e një bashkëpunimi mes saj dhe Dua Lipës. Konkretisht këngëtarja u pyet nëse do të ketë në të ardhmen një bashkëpunim mes saj dhe artisteve të tjera që kanë korrur sukses ndërkombëtar, Dua Lipa, Bebe Rexha dhe Ava Max.

Në përgjigjen e saj Rita Ora e buzëqeshur përmendi fillimisht hapat e parë të karrierës së sa, e cila nisi rreth një dekadë më parë. Këngëtarja tha se ndihet shumë me fat dhe e lumtur që vendi jonë po njihet më shumë falë artistëve shqiptarë. Sa i përket bashkëpunimit, Rita tha se “gjërat bëhen në kohën” e duhur, duke shtuar se kur të vijë kjo kohë ajo është “gati.”

“E kuptova këtë. Kur unë fillova në 2011 në 2012 u ndjeva se kisha shumë më shumë presion për ta futur vendin tim në hartën globale dhe mendova që jam e vetmja në atë kohë.

Tani jam e çliruar që kam shumë më shumë nga vendi im në fushën time por edhe në fushat e tjera. Ne kemi shumë talent si ato që përmende, dhe do të ishte një ëndërr për mua që një ditë që të bëhemi të gjitha bashkë, në kohën e duhur. Të gjitha ka axhendën e ngjeshur, po në kohën e duhur, por mua mund të më llogarisni (po)”- tha Rita Ora.

Ndonëse vijnë nga i njëjti vendi, fansat nuk i kanë parë ndonjëherë bashkë përgjatë këtyre viteve, për shkak të një hatërmbetjeje që ekziston mes tyre.

Sipas asaj që raportohet, shkak është bërë mungesa e mbështetjes nga Rita për Duan kur kjo e fundit ishte në fillim të karrierës dhe tashmë që ka kapur majat autorja e hitit “Neë Rules” nuk ia fal këtë gjë.

Bebe Rexha kohë më parë shprehu dëshirën për një bashkëpunim mes artisteve shqiptare me famë botërore, Dua Lipa, Rita Ora dhe Ava Max. Ndonëse dëshira nga shqiptarët ishte e madhe, kjo gjë nuk ndodhi dhe shkak u bë armiqësia që vazhdon prej pak vitesh mes Duas dhe Ritës. Bebe ka treguar se ka dëshiruar prej kohësh që të realizohet ky bashkëpunim, por planet janë shkatërruar për shkak të dy artisteve të tjera.

“Kam tentuar vërtetë. Nuk e di realisht se çfarë po ndodh mes tyre apo çfarë historie ka. Gjithmonë kam tentuar të ruajë paqen dhe t’i bashkoj vajzat. Për mua, do të doja shumë që të bënim diçka bashkë, por nuk jam e sigurt se do të ndodhë ndonjëherë. Dhe nuk do të them më gjë për këtë.

Është e çuditshme, sepse unë e di se çdo të thotë të jesh vajzë dhe ndonjëherë ne mund të bëhemi shumë konkurruese. Nuk po flas vetëm për veten, Duan, Ritën apo Avan, por flas për gjithë femrat në përgjithësi. Nuk ka shumë vajza në industri. Është e trishtueshme që ka një konkurrencë të pashprehur.

Do të doja shumë që të ndodhte, sepse unë i njoh të gjitha këto vajza personalisht dhe janë të gjitha të mrekullueshme”, është shprehur Bebe për “The Sun”.

Katër vite më parë u raportua në media se Rita Ora dhe Dua Lipa nuk kishin raporte të mira me njëra-tjetrën, kjo për shkak se Rita Ora nuk mori pjesë në Sunny Hill Festival. Dua sqaroi për herë të parë asokohe marrëdhënien që ka me këngëtaret e tjera me origjinë shqiptare si Rita Ora apo edhe Bebe Rexha për t’iu dhënë fund spekulimeve. Në atë kohë Dua tha se arsyeja e mos prezencës së Ritës në koncert është ajo.

Siç u shpreh edhe babai i saj, i cili është organizator i këtij koncerti, Rita dhe Bebe do të ishin prezente në festivalin që do organizohet vitin tjetër, por nuk u organizua si pasojë e pandemisë. Festivali që u mbajt këtë vit në Prishtinë dhe Tiranë, nuk pa në skenë e tij asnjë nga këngëtaret shqiptare me famë botërore.

“Kemi dashur të sjellim shumë artiste femra në festivalin ‘Sunny Hill’, përfshirë këtu Rita Orën, Bebe Rexhën, Era Istrefin dhe të tjerë…”, tha Dua në 2018 duke treguar se marrëdhëniet mes saj dhe Ritës janë të mira.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Tentoi të vidhte një motor, arrestohet pas ndjekjes 20-vjeçari

Një 20-vjeçar është arrestuar nga Policia e Vlorës, pasi dyshohet se tentoi të vidhte një…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tiranë/ Gjendet i pajetë taksisti në zonën e Oxhakut, dyshohet se…

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Tiranë, ku një person është gjetur pa shenja…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Çifti i të rinjve shkon për të blerë një “Land Rover”, por e vjedhin! E mitura në timon e përplas gjatë arratisë në Vlorë

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në Dhërmi të qarkut Vlorë, teksa Policia arrestoi një…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ndërtoi pa leje në tarracën e pallatit, arrestohet 57-vjeçari në Tiranë

Policia e Tiranës vuri në pranga një 57-vjeçar i cili ndërtoi pa leje duke shfrytëzuar…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pogradec/ Përplasi për vdekje me makinë të moshuarin, arrestohet 24-vjeçarja

Një 24-vjeçare është arrestuar pasi përplasi me makinë tip ‘Benz’ një 80-vjeçar. Ngjarja u regjistrua…

LEXO ME SHUME