Categories Lajme

Dyshohet se i vodhën me dhunë varësen një shtetaseje, arrestohen dy persona

Policia ka identifikuar dhe çuar në pranga dy autorët e dyshuar që i vodhën me dhunë varësen një shtetaseje pak ditë më parë, teksa është proceduar penalisht pronari i argjendarisë, që përvetësoi varësen e vjedhur.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 6 në vijim të punës për parandalimin e vjedhjeve, zbardhjen e atyre të ndodhura më parë dhe vënien e autorëve para përgjegjësisë ligjore, pas një pune të mirëfilltë hetimore disaditore, organizuan dhe finalizuan me sukses operacionin policor të koduar “Discover”, si rezultat i të cilit u bë ndalimi i shtetasve:

– O. H., 18 vjeç, dhe K. H., 24 vjeç, banues në Lezhë, për veprën penale “Vjedhja me dhunë”, kryer në bashkëpunim”.

NGJARJA

Sipas bluve, më datë 08.07.2022, në Komisariatin e Policisë Nr. 6, ka bërë kallëzim shtetasja I. K., se në zonën e Astirit, persona të paidentifikuar i kanë vjedhur varësen me dhunë. Strukturat e Policisë kanë organizuar menjëherë punën për zbardhjen dhe dokumentimin me prova ligjore të kësaj ngjarjeje.

Pas një pune të mirëfilltë hetimore disaditore janë identifikuar dhe vënë në pranga shtetasit O. H dhe K. H., të cilët në bashkëpunim me njëri-tjetrin, i kanë vjedhur me dhunë varësen shtetases I. K., dhe më pas e kanë shitur atë në një argjendari në qytetin e Lezhës.

Në vijim të veprimeve hetimore u procedua penalisht në gjendje të lirë, pronari i argjendarisë, shtetasi I. G., 39 vjeç, banues në Lezhë, për veprën penale “Përvetësimi i parave ose mallrave që rrjedhin nga vepra penale ose veprimtaria kriminale”. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Arti në zi/ Vdes aktori i mirënjohur Sotir Stefa!

Ka mbyllur sytë përgjithmonë në moshën 79-vjeçare, aktori i mirënjohur fierak Sotir Stefa. Ai qe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Krujë/ Aksion antidrogë i policisë, zbulohen 100 parcela me kanabis!

Policia e Tiranës dhe Krujës vijon aksionin për evidentimin dhe asgjësimin e parcelave me kanabis.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident tragjik në aksin Lezhë–Milot, humb jetën shqiptari nga Kosova, lëndohet djali dhe motra e tij

Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar rreth orës 04:30 në aksin rrugor Lezhë–Milot, ku…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident në kthesën e Viroit, përplaset mikrobusi me turistë me një Audi

Aksident në kthesën e Viroit, përplaset mikrobusi me turistë me një Audi Një aksident rrugor…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Martë 23 Qershor 2026

Dashi Bëni kujdes! Në muajt e kaluar nuk kanë munguar konfliktet në dashuri. Por mos…

LEXO ME SHUME