Categories Lajme

Dyshohet se nxirrnin dhe përpunonin inerte pa leje, pranga pronarit të njërës prej guroreve në Krujë! Shpallet në kërkim tjetri

Pronari i një guroreje në Krastë të Kujës është vendosur në pranga, ndërsa një tjetër është shpallur në kërkim pasi nxirrnin dhe përpunonin materiale inerte pa dokumentacionin përkatës.

Në pranga 52 vjeçari me inciale B. B.,, banues në Fushë Krujë, pasi gjatë kontrollit të ushtruar në guroren që administrohej prej tij u zbulua se nuk dispononte dokumentacionin përkatës.

Ndërsa u shpall në kërkim pronari i një tjetër guroreje, 55 vjeçari I. L., për të njëjtën akuzë. Në momentin e kontrollit në grurore, ai nuk ndodhej në ambientet e këtij subjekti. 55-vjeçari është shpallur në kërkim dhe vijon puna për kapjen e tij.

Njoftimi i policisë:

Krujë/Iniciohet operacioni policor intensiv, në të gjithë territorin e Krujës, i koduar “Mjedisi”.

Operacioni, me fokus parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërive mjedisore, kryesisht të atyre me objekt shfrytëzimin e kundërligjshëm të guroreve, veprimtari e cila bëhet shkak për shkatërrimin e tokës dhe ndotjen e mjedisit.

Gjatë fazës së parë të këtij operacioni, janë konstatuar 2 gurore që nuk dispononin dokumentacionin përkatës për nxjerrjen dhe përpunimin e materialeve inerte dhe gurore.

Vihet në pranga pronari i njërës gurore dhe shpallet në kërkim pronari i gurores tjetër, subjekte të cilat u konstatuan pa dokumente për ushtrimin e aktivitetit dhe të cilat nuk ndodhen në territorin e zonës së mbrojtur.

Operacioni policor i koduar “Mjedisi”, vijon.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Krujë, në bashkëpunim me Sektorin për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare të DVP Durrës, në zbatim të detyrave të përcaktuara në planin e masave të hartuara për evidentimin dhe ndëshkimin e subjekteve tregtare, gurore që e ushtrojnë aktivitetin e tyre në kundërshtim me ligjin, duke u bërë shkak për shkatërrimin e tokës dhe ndotjen e mjedisit, kanë organizuar fazën e parë të operacionit policor të koduar “Mjedisi”.

Gjatë fazës së parë të këtij operacioni, u arrestua në flagrancë shtetasi B. B., 52 vjeç, banues në Fushë Krujë, pasi gjatë kontrollit të ushtruar në guroren që administrohej prej tij, në Krastë, Krujë, u konstatua se 52-vjeçari nuk dispononte dokumentacionin përkatës, për ushtrimin e aktiviteteve të nxjerrjes dhe përpunimit të materialeve inerte dhe gurore.

Po gjatë këtij operacioni, nga kontrollet intesive të ushtruara në terren, në një gurore tjetër, në Krastë, Krujë, që administrohej nga shtetasi I. L., 55 vjeç, banues në Fushë Krujë, u konstatua se 55-vjeçari nuk dispononte dokumentacionin përkatës për ushtrimin e aktiviteteve të nxjerrjes dhe përpunimit të materialeve inerte dhe gurore. Në momentin e kontrollit, shtetasi I. L. nuk ndodhej në ambientet e këtij subjekti. 55-vjeçari është shpallur në kërkim dhe vijon puna për kapjen e tij.

Operacioni “Mjedisi” do të vijojë deri në përfundim të kontrollit dhe të verifikimit të të gjitha subjekteve që ushtrojnë aktivitetet e nxjerrjes dhe të përpunimit të materialeve inerte dhe gurore.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Arratisja si në ‘filma’ , zbardhet identiteti i shqiptarit në Greqi! (Emri)

Gentian Çipi është 41-vjeçari nga Korça, i cili u arratis mbrëmjen e 11 shtatorit në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zbardhen disa vjedhje banesash, në pranga 3 persona! (EMRAT)

Tre persona, të dyshuar për përfshirje në disa vjedhje në Patos, janë vënë në pranga…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident i rëndë në Porto Palermo/ Përmbyset automjeti

Një aksident rrugor është regjistruar në orët e para të mëngjesit në zonën e Porto…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Enjte 10 Shtator 2026

Dashi Do bëni edhe sakrifica sot ju te dashuruarit vetëm e vetëm qe te ruani…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shpërthen gazi gjatë furnizimit të një makine te ‘Brryli’, plagosen 3 punëtorë

Një shpërthim ka ndodhur mëngjesin e kësaj të mërkure në zonën e Brrylit, në pikën…

LEXO ME SHUME