Categories Lajme

Fier/ Falsifikim kartmonedhash dhe kalim i paligjshëm i kufirit, arrestohen tre persona

Tre persona janë arrestuar ditën e sotme në Fier për tre vepra të ndryshme penale.

Mësohet se një 45-vjeçar është arrestuar për ndihmë të kalimit të paligjshëm të kufijve. Një 35-vjeçar është arrestuar për falsifikim të kartëmonedhave si dhe një 36-vjeçar ra në pranga pasi u kap duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur.

Njoftimi i Policisë:

DVP Fier/Vihen në pranga 3 shtetas, për vepra të ndryshme penale. Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Fier kapën shtetasin e shpallur në kërkim A. H., 45 vjeç, banues në Fier, pasi Gjykata e Apelit Korçë, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”.45-vjeçari iu dorëzua DVP Korçë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Po nga këta specialistë u arrestua në flagrancë, për veprën penale “Falsifikimi i monedhave”, shtetasi E. Xh., 35 vjeç, banues në Vlorë, pasi gjatë kontrollit në banesën e tij, u gjetën 2 kartëmonedha me prerje 100 euro, të dyshuara të falsifikuara.

Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor të DVP Fier arrestuan në flagrancë shtetasin L. Ll., 36 vjeç, banues në Fier, pasi është konstatuar nga shërbimet e Policisë, duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Enjte 10 Shtator 2026

Dashi Do bëni edhe sakrifica sot ju te dashuruarit vetëm e vetëm qe te ruani…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shpërthen gazi gjatë furnizimit të një makine te ‘Brryli’, plagosen 3 punëtorë

Një shpërthim ka ndodhur mëngjesin e kësaj të mërkure në zonën e Brrylit, në pikën…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Situata me zjarret, 14 vatra mbeten aktive, 9 janë në monitorim!

Ministria e Mbrojtjes ka përditësuar situatën e zjarreve gjatë 24 orëve të fundit. Sipas të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

22-vjeçari shqiptar plagos rëndë marokenin

Një konflikt i nisur dyshohet për motive xhelozie përfundoi në një përleshje të përgjakshme pranë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pranga të riut në Fier! Arrestohet edhe një 60-vjeçar për zjarrvënie, nën hetim dy të moshuar

Policia ka vënë në pranga dy persona si autorë për zjarret në Eskaj e Hasturkas.…

LEXO ME SHUME