Categories Lajme

Dyshohet se përgatiti minën për vrasjen e Vajdin Lamajt, maqedonasi përballet me të pandehurit në gjykatë

Në procesin gjyqësor në ngarkim të të pandehurve për vrasjen e Vajdin Lames e Klodian Saliut, një dëshmitar “surprizë” krijoi reagime në sallë duke çuar në shtyrjen e seancës.

Një shtetas maqedonas i identifikuar si Joshko Çervenkovski u paraqit në sallë, teksa nuk u sqarua nëse ishte si dëshmitar apo nën akuzë.

Hyrja e tij ngjalli reagim tek të pandehurit dhe tek avokatët e tyre, teksa këta të fundit kërkuan nxjerrjen e tij nga salla, pasi dëshmia e tij prej vetë avokatëve ishte kërkuar me letërporosi e jo fizikisht.

Emri i maqedonasit rezulton të jetë përmendur nga i penduari i drejtësisë Luftar Reçi, që thotë se Çervenkovski kishte montuar bombën me telekomandë që u vendos në ashensorin ku mbeti i vrarë biznesmeni Vajdin Lamaj dhe miku i tij, Artan Arsi në 2005.

Çervenkovski shoqërohej nga policia në Gjykatë, teksa pas qëndrimit të avokatëve ai u nxorr jashtë për të ngjitur shkallët e Prokurorisë së Posaçme.

Burime jo zyrtare konfirmojnë se ai është marrë në pyetje nga agjentët e Byrosë Kombëtare të Hetimit, por nuk ka një qëndrim nga ana tjetër në çfarë cilësie dhe nëse i është komunikuar ndonjë akuzë.

Ndalimi i tij është bërë rastësisht në Rinas, teksa të pandehurit në proces mes të cilëve Viktor Bajraktari (Imeraj) dhe Emiljano Shullazi, e kërkonin dëshminë e tij rreth deklarimeve që kishte bërë Luftar Reçi. E për këtë arsye ai kërkohej edhe nga Struktura e Posaçme për t’u ballafaquar në Gjykatë e dhënë dëshmi në cilësinë e dëshmitarit.

Një tjetër dinamikë në sallën e gjyqit, pak para se shtetasi maqedonas të futej në sallë, ishte dëshmia e babait të Klodian Saliut që sipas Luftar Reçit u vra nga anëtarët e grupit kriminal të Durrësit ku bëjnë pjesë vetë bashkëpunëtori i drejtësisë, Viktor Bajraktari (Imeraj), Emiljano Shullazi, Indrit Taullai, Lulzim Berisha, Plarent Dervishaj dhe Indrit Rusi. 92-vjeçari me probleme të theksuara shëndetësore, bëri deklarata të forta e prekëse para togave të zeza dhe të pandehurve.

“Jam Abedin Saliu 92 vjeç. Nuk kam për të shtuar asgjë nga çfarë kam deklaruar në dëshmitë e mëparshme që kam dhënë. Më kanë vrarë 3 djem, Shkëlqimin, Arjanin e Klodianin, edhe vajza më ka vdekur. Jam sëmurë, nuk dëgjoj, me njërin sy nuk shikoj fare e me tjetrin shumë pak. Ju lutem shumë e nderuar, mos më thërrisni më, nuk kam mundësi as fizike të vij, s’kam as çfarë them, iu qëndroj atyre që kam thënë më parë, lexojini. Mos më detyroni të vij herë të tjera këtu se nuk kam mundësi”.

SPAK akuzon Emiljano Shullazin, Lul Berishën dhe bandat e tyre si të përfshira në këto ngjarje.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

EMRI/ Plagosi pronarin dhe terrorizoi lagjen me armë, arrestohet muratori shqiptar në Itali

Një pasdite e zakonshme në rrugën “Gravellona 7” në Vigevano u shndërrua në një skenë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shuhet në moshën 89-vjeçare akademiku i njohur Rexhep Qosja

Akademiku i njohur Rexhep Qosja ka ndërruar jetë sot në moshën 89-vjeçare. Lajmin e hidhur…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Plagoset me thikë 17-vjeçari në Korçë, arrestohet pas ngjarjes autori

Të përfshirë në konflikt mësohet se janë disa të rinj ku njëri prej tyre, i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Përfituan 800 mijë euro, arrestohen dy magazinierë, dyshohet se vodhën mijëra kilogramë kafe në subjektin ku punonin

Dy magazinierë janë vënë në pranga nga policia, ndërsa ka nisur hetimi për një shpërndarës,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrau me çekiç gruan e tij në Greqi, përballja dramatike e shqiptarit me nënën e Albës: Më kthe vajzën time…

Është mbajtur sot seanca e radhës e gjyqit për 39-vjeçarin shqiptar, Kastriot Cenko, i cili…

LEXO ME SHUME