Categories Lajme

Vrasja e shqiptarit për një vend parkimi, familjarët: Fëmijët po vuajnë shumë, i vogli sa herë shkon në shtrat thotë “dua babin jo foton e tij”

Pas gati një muaj nga vrasja e një 39-vjeçari shqiptar në Greqi nga fqinji i tij, gjatë një konflikti për një vend parkimi, familjarët e shqiptarit kanë folur së fundmi për ngjarjen e rëndë.

Në një intervistë për mediat greke, bashkëshortja e 39-vjeçarit ka treguar vështirësitë me të cilat po përballet, si dhe për tronditjen që kanë përjetuar tre fëmijët e saj nga humbja e të atit, dhe faktin që ata ende nuk e dinë mënyrën se si ai ndërroi jetë.

“Fëmijët e dinë që babi ka ikur, por jo si, sepse unë nuk jam gati”, shprehet e veja e 39-vjeçarit. “Ishte e çuditshme, sa herë ai puthte fëmijët dhe na përshëndeste, atë ditë na puthi dhe tha “shihemi përsëri në mbrëmje”, gjë që nuk ndodhi kurrë”, ka deklaruar ajo.

“Me kalimin e kohës mungesa e tij në shtëpi është gjithnjë e më e dukshme”, tha ajo, ndërsa ka treguar se fëmija i tyre i vogël po e ndjen edhe më shumë mungesën.

“I vogli sa herë shkon në shtrat për t’u shtrirë thotë “dua babin jo foton e tij”. Është shumë e vështirë për fëmijët”, tregon ajo, duke theksuar se “Vangjelis iku në moshën 39-vjeçare dhe fëmijët e mi po vuajnë”.

Ndërkohë vëllai i të ndjerit mes emocionesh ka treguar mungesën e të vëllait në familje dhe ditët e vështira që kanë kaluar, ndërsa ende e ka të vështirë ta pranojë humbjen e tij.

“Ai ishte shoku im më i mirë, babai im. Ishte gjithçka për mua”, është shprehur vëllai i 39-vjeçarit, duke theksuar se Vangelis ishte një njeri që kujdesej për familjen dhe punën e tij, dhe nuk kishte lënduar kurrë askënd.

“Ai shkonte në punë nga ora 8 e mëngjesit deri në 9 të natës për të ushqyer fëmijët e tij. Më mungon buzëqeshja e tij ”, deklaron ai me dhimbje, duke shtuar se do të bëjë gjithçka për të ndihmuar familjen e vëllait të tij të ndjerë.

Kujtojmë së ngjarja e rëndë ndodhi mesditën e 15 shtatorit, jashtë një parkingu në rrugën Praxitelous 147, ku viktima ka debatuar më një 65-vjeçar, ndërsa ky i fundit është ngjitur në banesën e tij, ka marrë pushkën dhe ka zbritur në rrugë, ku dhe e ka qëlluar shqiptarin dy herë në kokë.

Menjëherë pas ngjarjes, 68-vjeçari është dorëzuar në policinë greke. Viktima është dërguar fillimisht në spitalin e Zaneios, por fatkeqësisht nuk i ka shpëtuar dot plagëve të marra

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Hënë 14 Shtator 2026

Dashi Natyra juaj optimiste nuk do t’ju lërë në asnjë moment të bini pre e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gazetarët, padi në Kushtetuese: Kërkojmë pezullimin dhe shfuqizimin e saj, është censuruese

Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë (AGSH) ka depozituar në Gjykatën Kushtetuese kërkesë padinë për rregulloren…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ilir Meta kërkon zëvendësimin e masës me “arrest me burg”

Dhjetra refuzime në të tre shkallët e gjyqësorit nuk e kanë ndalur ish-Presidentin e Republikës,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Roskovec/ Sulmoi me çekiç babain e ish-bashkëjetueses, i plagosuri dërgohet me urgjencë në spital, autori arratiset

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në fshatin Suk të Bashkisë Roskovec,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Viti i ri shkollor, mbi 340 mijë nxënës në të gjithë vendin! 25 mijë prej tyre ulen sot për herë të parë në banka

Në të gjitha shkollat e vendit sot ka nisur viti i ri mësimor. Mbi 340…

LEXO ME SHUME