Categories Lajme

Dyshohet se përndoqi 24-vjeçaren për disa muaj, e dhunoi dhe e kërcënoi. Arrestohet i riu

Një 33-vjeçar është arrestuar nga policia e Tiranës pasi dyshohet se përndoqi prej disa muajsh një vajzë.

Pasi 24-vjeçarja ngriti kallëzim ndaj tij, i riu me iniciale E.C., dyshohet se ushtroi dhunë ndaj saj dhe e kërcënoi të tërhiqte denoncimin.

“E. C., 33 vjeç, banues në Lushnjë dyshohet se ka përndjekur 24-vjeçaren, ka ushtruar dhunë ndaj saj dhe e ka kanosur që të tërhiqte kallëzimin që ajo ka bërë ndaj tij, disa ditë më parë”, njoftuan iniformat blu.

Njoftimi i policisë:

Tiranë/Finalizohet nga Komisariati i Policisë Nr. 4, operacioni policor i koduar “Following”.

Përndoqi për disa muaj një shtetase, ushtroi dhunë ndaj saj dhe e kanosi që të tërhiqte kallëzimin e bërë ndaj tij, kapet dhe vihet në pranga 33-vjeçari.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 4, në vijim të punës për goditjen e paligjshmërive në çdo formë të tyre, pas kallëzimit të bërë nga një shtetase 24 vjeçe se ish i dashuri i saj e kishte përndjekur në mënyrë të vazhdueshme, kishte ushtruar dhunë ndaj saj dhe e kishte kanosur për të tërhequr kallëzimin që ajo kishte bërë ndaj tij, menjëherë kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Following”.

Në kuadër të këtij operacioni, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Lushnjë, u bë kapja dhe ndalimi i shtetasit:

E. C., 33 vjeç, banues në Lushnjë

Ky shtetas dyshohet se ka përndjekur 24-vjeçaren, ka ushtruar dhunë ndaj saj dhe e ka kanosur që të tërhiqte kallëzimin që ajo ka bërë ndaj tij, disa ditë më parë.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Dhërmi, arrestohen dy persona, Shisnin doza kokaine dhe kanabisi

Dy persona janë arrestuar në flagrancë pasi shisnin doza kokaine dhe kanabisi në Dhërmi. Në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Kamioni shpërthen në flakë gjatë ecjes pranë Laçit

Një kamion i tonazhit të mesëm u përfshi sot (25 gusht) nga flakët në rrugën…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Reforma territoriale, Shoqata e Bashkive kërkon ndërhyrjen e Këshillit të Evropës

Shoqata e Bashkive dhe e të Zgjedhurve Vendorë i është drejtuar me një letër urgjente…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Martë 25 Gusht 2026

Dashi Mos e lini për asnjë moment pas dore partnerin tuaj sot sepse mund t’iu…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zbardhet vjedhja e 2.5 milionë lekëve dhe bizhuterive në Tiranë

Policia e Tiranës ka zbardhur vjedhjen e ndodhur 10 ditë më parë në një banesë…

LEXO ME SHUME