Categories Lajme

Dyshohet se shiste kokainën në tabakino, pranga 33-vjeçarit në Himarë

Komisariati i Policisë Himarë ka vënë në pranga një 33-vjeçar, si dhe ka proceduar penalisht pronarin e tabakinos, pasi e kishte punësuar në mënyrë të paligjshme, dhe tregtonte në subjektin e tij mallra të dyshuara të kontrabanduara. Si rezultat i operacionit të koduar “Parts 8”, u arrestua në flagrancë shtetasi me inicialet F. Gj., 33-vjeç, banues në Dhërmi, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja e armëve të ftohta”.

Gjithashtu, nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin A. A., 53-vjeç, banues në Dhërmi, për veprat penale “Kontrabanda me mallra për të cilat paguhet akcizë”, “Fshehja e të ardhurave” dhe “Punësimi i paligjshëm”. Në subjektin “Tabacchino” me pronar 53-vjeçarin, policia ka ushtruar kontroll fizik ndaj 33-vjeçarit, i cili ishte i punësuar në mënyrë të paligjshme në këtë subjekt.

Atij i janë gjetur dhe sekuestruar doza me lëndë narkotike kokainë gati për shitje dhe një thikë. Gjithashtu, gjatë kontrollit të subjektit, u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale 18 paketa me cigare pa pullë fiskale, 3 650 euro dhe 154 200 lekë të rinj.

Njoftimi i policisë:

Finalizohet operacioni policor i koduar “Parts 8”, nga Komisariati i Policisë Himarë, në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Narkotikëve të DVP Vlorë.  Shiste doza të lëndës narkotike kokainë në një tabakino dhe mbante me vete mjet prerës (thikë), vihet në pranga një 33-vjeçar. Procedohet penalisht pronari i tabakinos, pasi e kishte punësuar 33-vjeçarin në mënyrë të paligjshme dhe tregtonte në subjektin e tij, mallra të dyshuara të kontrabanduara. Sekuestrohen doza kokaine, një mjet prerës thikë, paketa me cigare pa pullë fiskale, si dhe një shumë parash në euro dhe lekë.

Komisariati i Policisë Himarë, në bashkëpunim me specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve, në vijim të punës për goditjen e paligjshmërisë, ka organizuar dhe finalizuar operacionin “Parts 8”, si rezultat i të cilit u arrestua në flagrancë shtetasi: -F. Gj., 33 vjeç, banues në Dhërmi, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja e armëve të ftota”.  

Gjithashtu, nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin A. A., 53 vjeç, banues në Dhërmi, për veprat penale “Kontrabanda me mallra për të cilat paguhet akcizë”, “Fshehja e të ardhurave” dhe “Punësimi i paligjshëm”. Në subjektin “Tabacchino” me pronar shtetasin A. A., në Dhërmi, shërbimet e Policisë kanë ushtruar kontroll fizik ndaj shtetasit F. Gj., i cili ishte i punësuar në mënyrë të paligjshme, në këtë subjekt. Atij i janë gjetur dhe sekuestruar doza me lëndë narkotike kokainë gati për shitje dhe një mjet prerës thikë.

Gjithashtu, gjatë kontrollit të subjektit, u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, 18 paketa me cigare pa pullë fiskale, 3 650 euro dhe 154 200 lekë të rinj. Pas verifikimeve të kryera ka rezultuar se shtetasi F. Gj., pasi siguronte lëndën narkotike kokainë, e ndante atë në doza dhe i shiste ato në subjektin ku ishte i punësuar.  

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Shtunë 12 Shtator 2026

Dashi Nuk është dita më e mirë për të vepruar të vetëm dhe për të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arratisja si në ‘filma’ , zbardhet identiteti i shqiptarit në Greqi! (Emri)

Gentian Çipi është 41-vjeçari nga Korça, i cili u arratis mbrëmjen e 11 shtatorit në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zbardhen disa vjedhje banesash, në pranga 3 persona! (EMRAT)

Tre persona, të dyshuar për përfshirje në disa vjedhje në Patos, janë vënë në pranga…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident i rëndë në Porto Palermo/ Përmbyset automjeti

Një aksident rrugor është regjistruar në orët e para të mëngjesit në zonën e Porto…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Enjte 10 Shtator 2026

Dashi Do bëni edhe sakrifica sot ju te dashuruarit vetëm e vetëm qe te ruani…

LEXO ME SHUME