Categories Lajme

Dyshohet se vodhën kasafortën e një biznesi, arrestohen dy persona

Dy persona janë vënë në prangat e policisë ndërkohë që bashkëpunëtori i tyre është shpallur në kërkim pasi dyshohet se në bashkëpunim me njëri tjetrin kanë vjedhur një biznes për tregtimin e pijeve alkoolike.

Policia bën me dije se ata kanë marrë kasafortën, dy njësi dhe një aparat celular. Më pas kasafortën e kanë hedhur në Liqenin Artificial dhe kanë tentuar të largohen.

Dyshohet se autorët kanë përdorur mjete të forta si çekiç dhe levë, për të kryer vjedhjen. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Njoftimi i policisë

Finalizohet nga Komisariati i Policisë Nr. 2, operacioni policor i koduar “Liqeni”, për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e vjedhjes së pronës dhe pasurisë.

Vodhën kasafortën, dy njësi qendrore dhe një aparat celular, në një subjekt privat, vihen në pranga 2 shtetas, shpallet në kërkim bashkëpunëtori i tyre. Sekuestrohen kasaforta e vjedhur, aparati celular i vjedhur dhe mjete të cilat autorët dyshohet se i kanë përdorur gjatë vjedhjes.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 2, në vijim të punës për goditjen e paligjshmërisë në fushën e vjedhjes së pronës dhe pasurisë, identifikimin e autorëve të vjedhjeve dhe vënien e tyre përpara përgjegjësisë ligjore, bazuar dhe në informacionet e siguruara në rrugë operative, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Liqeni”.

Si rezultat i këtij operacioni u bë arrestimi i shtetasve L. S., 19 vjeç, dhe B. M., 24 vjeç, të dy banues në Tiranë, si dhe u shpall në kërkim shtetasi A. D., 53 vjeç, banues në Tiranë.

Nga veprimet hetimore dyshohet se këta tre shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, më datë 12.06.2023, kanë vjedhur në një subjekt privat për tregtimin e pijeve alkoolike, një kasafortë, një aparat celular dhe dy njësi qendrore. Më pas, ata e kanë hedhur kasafortën e vjedhur, në liqenin artificial të Tiranës.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan kasaforta e vjedhur, aparati celular i vjedhur dhe mjete (çekiç, levë) me të cilat autorët e dyshuar kanë realizuar vjedhjen.

Vijon puna për kapjen e shtetasit A. D. dhe për dokumentimin e plotë të kësaj vjedhjeje. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Shtunë 12 Shtator 2026

Dashi Nuk është dita më e mirë për të vepruar të vetëm dhe për të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arratisja si në ‘filma’ , zbardhet identiteti i shqiptarit në Greqi! (Emri)

Gentian Çipi është 41-vjeçari nga Korça, i cili u arratis mbrëmjen e 11 shtatorit në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zbardhen disa vjedhje banesash, në pranga 3 persona! (EMRAT)

Tre persona, të dyshuar për përfshirje në disa vjedhje në Patos, janë vënë në pranga…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident i rëndë në Porto Palermo/ Përmbyset automjeti

Një aksident rrugor është regjistruar në orët e para të mëngjesit në zonën e Porto…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Enjte 10 Shtator 2026

Dashi Do bëni edhe sakrifica sot ju te dashuruarit vetëm e vetëm qe te ruani…

LEXO ME SHUME