Categories Lajme

Dyshohet se transportonte me furgon 25 emigrantë të paligjshëm, kapet 28-vjeçari

Një 28-vjeçar është arrestuar në Korçë, pasi dyshohet se transportonte me furgon 25 emigrantë  të paligjshëm.

Mësohet se i riu me iniciale, S.Z., është kapur duke i transportuar këta shtetas me automjetin e tij furgon kundrejt pagesës 300-1000 euro për person, ku dyshohet se ka tentuar dhe të mos i bindet urdhrit të policisë dhe është larguar me shpejtësi.

Uniformat blu i kanë sekuestruar automjetin, një aparat celular dhe një shumë parash.

Njoftimi i policisë:

Finalizohet operacioni policor i koduar “Midnight 11”, për goditjen e veprimtarisë kriminale të dhënies ndihmë shtetasve të huaj, kundrejt pagesës, për kalim të paligjshëm të kufirit.  Transportonte me furgon, kundrejt pagesës 300-1000 euro për person, 25 shtetas të huaj që do të kalonin ilegalisht kufirin, kapet dhe vihet në pranga 28-vjeçari.

Sekuestrohen automjeti furgon, një aparat celular dhe një shumë parash.  Specialistët për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme dhe Narkotikëve të DVP Korçë, në bashkëpunim me Agjencinë e Mbikëqyrjes Policore Korçë, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Midnight 11”. Si rezultat i këtij operacioni u arrestua në flagrancë shtetasi:

-S. Z., 28 vjeç, banues në fshatin Belorta, Korçë.

Shërbimet e Policisë, në bazë të informacioneve të siguruara nga inteligjenca informative, për një shtetas që do të transportonte kundrejt pagesës, shtetas të huaj, me qëllim që ata të kalonin ilegalisht kufirin, organizuan veprimet dhe në aksin rrugor “Qafë Plloçë-Qukës”, pranë fshatit Golik, Pogradec, bënë të mundur lokalizimin e automjetit të dyshuar. Shtetasi S. Z., sapo ka konstatuar se ishte në ndjekje nga Policia, ka tentuar të largohet me shpejtësi me automjet, duke mos iu bindur urdhrit të punonjësve të Policisë për të ndaluar, por menjëherë është kapur dhe neutralizuar. Gjatë kontrollit në automjetin furgon tip “Benz”, u gjetën 25 emigrantë të paligjshëm.

Nga tërësia e veprimeve hetimore dhe provat e siguruara, rezultoi se 28-vjeçari do t’i transportonte emigrantët, kundrejt pagesës 300-1000 euro secili, me qëllim që të kalonin në mënyrë të paligjshme drejt vendeve të BE-së. Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan automjeti, një aparat celular dhe një shumë parash.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Skafi pësoi defekt në motor dhe rrezikoi të fundosej, shpëtohen 8 anëtarët e një familjeje në Spille

Një skaf me tetë persona në bord ka rrezikuar të fundosej në zonën e Spillesë,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Flakët në dy fronte, Dajt dhe Dibër! Ministria e Mbrojtjes: Sot 10 vatra zjarri, 5 janë ende aktive, s’ka rrezik për banesat!

Zjarret vijojnë të djegin sipërfaqe me pyje e bimësi në territorin e Shqipërisë. Ministria e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Operacion i përbashkët Shqipëri-Ukrainë-Kazakistan, goditet rrjeti kriminal i trafikut të…

Autoritetet në Ukrainë, Kazakistan dhe Shqipëri kanë goditur në një operacion të përbashkët dy qeliza…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident në aksin Lushnjë-Berat, makina përmbyset në kanal, plagoset një pastor i huaj

Një aksident ka ndodhur në Çukas, pranë Urës së Kuçit, në Berat, në aksin rrugor…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Durrës/ Dhunuan kamarierin 18 vjeçar pasi kërkoi pagën, arrest me burg për djemtë dhe dhëndrin e pronarit

Gjykata e Durrësit ka caktuar masën e sigurisë “arrest në burg” me afat 45 ditor…

LEXO ME SHUME