Categories Lajme

Dyshohet se u nxor në pritë, detaje të reja nga ekze kutimi i Vilson Tafçiut te ‘Astiri’

Policia e Tiranës ka shpallur në kërkim një të dyshuar për ekzek utimin e 28- vjeçarit Vilson Tafçiu, mbrëmjen e së hënës në zonën e “Astirit”.Burime nga grupi hetimor thanë se i dyshuari është shtetasi me inicialet N.D., i cili ka njohje me vik timën. Identifikimi i tij si i dyshuar është bërë nga deklarimet e dëshmitarëve, por edhe këqyrja e kamerave të sigurisë, që po ashtu kanë fiksuar edhe një automjet, i cili është larguar me shpejtësi nga vendngjarja menjëherë pas vr asjes.

Të njëjtat burime thanë se është ushtruar kontroll në banesën e këtij personi, por ai nuk është gjetur aty, gjë që ka shtuar edhe më shumë dyshimet e Policisë për përfshirjen e tij në k rim.

Megjithatë, ende nuk është saktësuar nëse shtetasi N.D. është personi që ka nxjerrë në pr itë 28-vjeçarin Tafçiu apo ai që e ka që lluar. Grupi hetimor ka dyshime se vr asja e të riut nga Dibra mund të ketë ndodhur për shkak të prishjes së ndonjë pazari nga shitja e lëndëve nar kotike, aktivitet për të cilin ai ishte d ënuar në Francë, por që ka dyshime se mund ta ketë vazhduar edhe pas deportimit në Shqipëri, ndonëse nuk ka qenë i proceduar dhe as në hetim në lidhje me këtë aktivitet të jashtëligjshëm.

Rreth orës 20:45 të së hënës, Vilson Tafçiu ka qenë duke pirë kafe me dy vajza në një prej lokaleve më të frekuentuara në zonën e “Astirit”, në Unazën e Re, në Tiranë. Në atë kohë, brenda lokalit është futur një person, i cili është drejtuar te tavolina dhe i ka kërkuar 28-vjeçarit që të dilte për pak sekonda jashtë me të, pasi do të sqaronte diçka.

Të paktën siç kanë deklaruar dy vajzat që e kanë parë personin e dyshuar, nga mënyra sesi kanë komunikuar dy të rinjtë, dukej që kishte një njohje të mëparshme mes tyre. Tafçiu është ngritur nga tavolina dhe ka dalë jashtë bashkë me personin që e kërkoi.

Të dy kanë kaluar në anë të lokalit, pranë një rrugice dhe brenda pak sekondash ai është që lluar me a rmë zja rri. Askush nuk ka qenë në gjendje mbrëmjen e djeshme që të tregojë se cilin drejtim kanë marrë autorët, pasi ndodhi vr asja. PANORAMA

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Gjirokastër, humb jetën 15-vjeçari teksa po lahej në pishinë!

Një 15-vjeçar në Gjirokastër ka humbur jetën mëngjesin e sotëm në një pishinë, në një…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shpërthim me tritol në Lezhë, një i plagosur

Shpërthim me tritol raportohet të ketë ndodhur paraditen e kësaj të mërkure në Lezhë. Mësohet…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shisnin armë zjarri e municione, goditet grupi kriminal në Tiranë!

4 persona janë arrestuar në Tiranë si pjesë e një grupi kriminal që shiste armë zjarri, ndërsa dy…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vajza vrau me thikë nënën, mjekja vulosi kartelën ‘vdekje natyrale’, bluzat e bardha në protestë

Mjekja e familjes, në qendrën shëndetësore të Mamurrasit, Anila Lleshi po hetohet nga Prokuroria e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrau të riun pas sherrit të kalçetos, ja kush është 39-vjeçari i dyshuar, Llanaj! RENEA dhe policia i vihen nga pas

Detaje të reja kanë dalë në lidhje me vrasjen që ndodhi paraditen e sotme në…

LEXO ME SHUME