Categories Lajme

Dyshohet se vidhte banesa e dyqane, kapet 28-vjeçari në Dibër, ja çfarë zbuloi policia

Një 28-vjeçar është arrestuar në Dibër, pasi dyshohet se vidhte në banesa dhe në dyqani.

Mësohet se të riut  me iniciale F. K., i është gjetur dhe një sasi lënde kanabisi të cilën e kishte fshehur në trup.

Dyshohet se 28-vjeçari është autori i dy vjedhjeve pas provave të sekuestruara nga uniformat blu.

Njoftimi i policisë:

Dibër/Vidhte në banesa dhe në dyqane, kapet e vihet në pranga 28-vjeçari. Zbardhen dy vjedhje të kryera nga ky shtetas. Në momentin e kapjes, shërbimet e policisë i gjetën një sasi lënde narkotike canabis sattiva.

Vijon puna hetimore për zbardhjen e vjedhjeve të tjera të dyshuara të kryera më parë nga ky shtetas. Në vijim të punës për parandalimin e rasteve të vjedhjes së pronës e pasurisë dhe zbardhjen e atyre të ndodhura më parë, bazuar dhe në informacionet e siguruara për një shtetas që kishte kryer vjedhje, shërbimet e Komisariatit të Policisë Dibër kanë organizuar punën për lokalizimin dhe kapjen e tij.

Si rezultat u kap dhe u arrestua shtetasi F. K., 28 vjeç, banues në Dibër. Nga kryerja e veprimeve hetimore dhe provat e sekuestruara, dyshohet se 28-vjeçari, është autori i vjedhjes së dyqanit të shtetasit A.S., dhe i vjedhjes së banesës të shtetasit A.M., në qytetin e Peshkopisë.

Në momentin e kapjes shërbimet e policisë, i gjetën 28-vjeçarit të fshehur në trup, një sasi lënde narkotike canabis sattiva.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Dibër, për veprime të mëtejshme.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Dhërmi, arrestohen dy persona, Shisnin doza kokaine dhe kanabisi

Dy persona janë arrestuar në flagrancë pasi shisnin doza kokaine dhe kanabisi në Dhërmi. Në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Kamioni shpërthen në flakë gjatë ecjes pranë Laçit

Një kamion i tonazhit të mesëm u përfshi sot (25 gusht) nga flakët në rrugën…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Reforma territoriale, Shoqata e Bashkive kërkon ndërhyrjen e Këshillit të Evropës

Shoqata e Bashkive dhe e të Zgjedhurve Vendorë i është drejtuar me një letër urgjente…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Martë 25 Gusht 2026

Dashi Mos e lini për asnjë moment pas dore partnerin tuaj sot sepse mund t’iu…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zbardhet vjedhja e 2.5 milionë lekëve dhe bizhuterive në Tiranë

Policia e Tiranës ka zbardhur vjedhjen e ndodhur 10 ditë më parë në një banesë…

LEXO ME SHUME