Categories Lajme

Dyshohet se vranë rumunin, 30 vite burg për shqiptarin në Itali, dënohen edhe bashkëpunëtorët

Një 36-vjeçar shqiptar është dënuar me 30 vite burg nga drejtësia italiane. Së bashku me të u dënua me 21 vite burg një 30-vjeçar maroken, dhe me 4 vite e 2 muaj Antonio Sebastiano, i akuzuar për zhvatje.

Shqiptari bashkë me dy personat e tjerë dyshohen për vrasjen e 34-vjeçarit rumun Nico Hozu, i cili u gjet i pajetë pranë ish-restorantit La Fazenda natën e 24 gushtit 2021 dhe vdiq pas një muaji agonie në spitalin Baggiovara.

Një krim i kryer në ambiente të tregtimit të drogës, siç rezultoi nga hetimet.

Sipas hetimeve të kryera në atë kohë nga karabinierët, ka qenë i pandehuri shqiptar që ka vrarë të riun.

“Plani” djallëzor, megjithatë, ishte sajuar së bashku me marokenin, i cili atë natë e kishte joshur viktimën në një kurth, duke e thirrur në telefon pak para takimit.

Pas goditjes në kokë, 34-vjeçari mbeti i pajetë në asfalt. Fillimisht u mendua se ai kishte ndërruar jetë për shkak të një aksidenti, por gjatë këqyrjes karabinierët kuptuan menjëherë se pas lëndimeve të rënda kishte diçka më shumë.

Menjëherë nisën hetimet që çuan në arrestimin e shqiptarit dhe bashkëpunëtorëve.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Aksident i rëndë në autostradën Rrogozhinë-Lushnjë/ tre makina përplasen, njëri prej drejtuesve të mjeteve ka mbetur i plagosur

Një aksident rrugor me përplasjen e tre automjeteve ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostradën…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shkoi për të kërkuar punë, por përfundoi duke vjedhur Bugatti-n me vlerë 3 milionë euro

Sipërmarrësi kroat Mate Rimac ka publikuar pamjet e kamerave të sigurisë që tregojnë momentin kur…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zjarri shkrumbon banesën, 30-vjeçari me epilepsi shpëtohet nga fqinjët në Fier

Shtëpia e familjes Llambro në Hoxharë të Fierit është shkrumbuar pas një zjarri që ra…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident në Stravaj të Librazhdit, Benz-i përfundon në greminë 150 metra larg rrugës, pranë tij gjendet një pistoletë

Një automjet tip “Benz” ka dalë nga rruga në fshatin Farret, në Njësinë Administrative Stravaj…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Automjeti del nga rruga dhe përplas këmbësoren, humb jetën 67-vjeçarja në Shkodër

Automjeti del nga rruga dhe përplas këmbësoren, humb jetën 67-vjeçarja në Shkodër Një aksident i…

LEXO ME SHUME