Categories Lajme

“Njerëzit thonë ç’i duam aeroportet, duam bukë!”, Rama batuta nga konferenca me gazetarët…

Asambleja e Akademisë së Shkencave, me vendimin qarkullues nr. 1  datë  9 janar 2024, ka miratuar statutin e ri të Akademisë.

ASH ka miratuar ndryshimet e propozuara nga kryesia, në një kapitull të tërë që ka të bëjë me integrimin e Instituteve albanologjike në Akademinë e Shkencave pas Mbylljes së Akademisë Albanologjike, pavarësisht debateve dhe argumenteve kundër nga akademikët Aurela Anastasi, Beqir Meta dhe Artan Fuga

Sipas vendimit të siguruar nga News 24, me pjesëmarrjen në votim të 51 anëtarëve (nga 45 gjithsej) me 47 vota pro, 3 kundra, 1 abstenim, miratoi gjithë përmbajtjen e Kreut VI, Shtesë në Statut, hartuar nga Kryesia e ASHSH, për institutet e qendrat.

Vendimi ngarkon kryesinë të ndjekë hartimin e projekt-rregulloreve të instituteve / qendrave të përhershme dhe të reflektojë në kreun-shtesë në Statut mendimet e vërejtjet e drejtuesve dhe këshillave shkencore të tyre si dhe të anëtarëve të Asamblesë, deri në muajin tetor 2024, për t’ia paraqitur për miratim përfundimtar asaj.

Sipas statutit të propozuar, “Zgjedhjet e drejtuesve të instituteve dhe të qendrave kërkimore- shkencore sipas këtij statuti bëhen në fund të vitit 2024. Këshillat shkencorë të përkohshëm deri në zgjedhjet e reja dhe drejtorët caktohen nga Kryesia e AShSh-së. Anëtarët e zgjedhur të këshillave shkencorë të deritanishëm vazhdojnë të jenë anëtarë të këshillave shkencorë përkatës.

“Drejtuesi i institutit / qendrës duhet të ketë të paktën kategorinë Mjeshtër kërkimesh. Ai zgjidhet / emërohet për një mandat 4-vjeçar, me të drejtë rizgjedhje ose riemërimi vetëm një herë. Drejtuesi i institutit është përfaqësuesi ligjor i tij dhe drejton këshillin shkencor” thuhet në statutin e ri.

Po ashtu, zgjedhja e drejtorëve të instituteve bëhet me votim të drejtpërdrejtë e të fshehtë nga trupa zgjedhore e përbërë nga punonjësit kërkimorë- shkencorë e anëtarët e komisionit të përhershëm përkatës. 5 Procedura me të hollësishme përcaktohen me nënakt të veçantë. Kandidati i zgjedhur emërohet nga Kryesia e ASHSH. Për qendrat, si rregull, drejtuesi zgjidhet nga Kryesia e ASHSH, me propozim të bordit shkencor të qendrës. Për rastin kur qendrat që kanë këshill shkencor të përbashkët me një institut/qendër tjetër, zgjedhja bëhet si për drejtuesit e instituteve.

Këto pika janë kundërshtuar nga Beqir Meta dhe Aurela Anastasi.

“Zgjedhja nga Kryesia e ASH përbën ndërhyrje, kontroll jo të nevojshëm dhe cenim të hapur të autonomisë së instituteve si dhe krijon premisa për cenim të lirisë akademike. Për zgjedhjen e Këshillave shkencore mendoj të ruhet praktika e deritanishme e zgjedhjes së tyre me votën e studiuesve të instituteve pasi është përvoja më e mirë, më e përparuar dhe më demokratike dhe ne nuk kemi arsye për t’u kthyer pas në këtë drejtim” shprehej Beqir Meta.

Nga ana e saj Aurela Anastasi vërente ajo se statuti parashikon pjesëmarrjen e komisioneve të saj për zgjedhjen e drejtuesve, por a ka nevojë të vendosen kritere të tjera për mosndërhyrje në lirinë akademike? Dispozitat kalimtare meritojnë gjithashtu një vëmendje të veçantë pohonte ajo dhe duhet të rishikohen duke i dhënë peshë shqetësimit sa i takon zgjedhjeve të reja në fund të vitit 2024, pasi ky parashikim shkel parimin e mandatit të organeve ekzistuese. A ka një arsye objektive për këtë, pyeste Anastasi.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Aksidenti tragjik në Durrës, dëshmitarët: Fëmijët po luanin me top dhe makina erdhi me shpejtësi e i mori zvarrë (VIDEO)

Banorët e zonës së ish Kënetës në Durrës, ku u shënua aksidenti tragjik me dy…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Makina përplas fëmijët në Durrës, ndërrojnë jetë 2 prej tyre, tjetri në gjendje të rëndë

Një aksident i rëndë është regjistruar këtë të diel në zonën e Kënetës, në Durrës…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vlorë, 25-vjeçari gjendet i vetëvarur në kullën e vrojtimit, në “Plazhin e Vjetër”‘detaje

Një ngjarje e rëndë është raportuar në Vlorë. Sipas policisë një 25-vjeçar është gjetur i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zjarr në katin e 6 të një pallati në kompleksin “Kika 1” te “Komuna e Parisit”, evakuohen banorët

Një zjarr ka rënë në katin e gjashtë të një pallati në zonën e Komunës…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

”La Repubblica”: Shqipëria ndër destinacionet më të preferuara për verën 2026

Përvoja autentike, çmime të përballueshme dhe destinacione më pak të mbushura me njerëz, shkruan gazeta…

LEXO ME SHUME