Categories Lajme

Dyshohet se vrau Mariglen Gjonajn për orën Rolex, Gjykata e Kurbinit lë në burg Kristjan Cenajn

Gjykata e Kurbinit ka dhënë  masën e sigurisë arrest në burg për shtetasin Kristjan Cenaj, i arrestuar me 10 tetor për vrasjen e 16-vjeçarit Mariglen Gjonaj.

Seanca gjyqësore e cila u zhvillua me dyer të mbyllura ka zgjatur rreth 1 orë e 30 minuta.

Të  pranishëm jashtë ambienteve të gjykatës kanë qenë dhe familjarë të autorit të dyshuar.

Kristjan Cenaj u arrestua sapo zbriti ne aeroportin e Rinasit pasi po vinte nga Italia.

Vrasja ka ndodhur në vitin 2015.

Kujtojmë se ditën e djeshme Policia e Shtetit konfirmoi dhe provoi se  16-vjeçari Mariglen Gjonaj, i zhdukur në mënyrë misterioze në vitin 2015 është vrarë.

Ishte vetë Drejtori i Drejtorisë Vendore të Policisë Lezhë, Vehbi Bushati i cili në një deklaratë për mediat tha se eshtra dhe mbetjet kockore humane që u gjetën disa kohë më parë, pas ekspertimit biologjik, rezultoi se i përkisnin të zhdukurit 7 vjet më parë, të miturit 16-vjeçar Mariglen Gjonaj.

Pas hetimeve është bërë i mundur identifikimi dhe arrestimi i autorit të ngjarjes, 30-vjeçarit Kristjan Cenaj, lindur në Mamurras dhe banues në Ferrë Trashë, Kurbin.

Policia konfirmoi se ndalimi tij është bërë pasi më datë 18.05.2015, Kristjan Cenaj dyshohet se ka vrarë të miturin 16-vjeçar Mariglen Gjonaj, për përfitim pasuror, konkretisht vjedhjen e disa sendeve me vlerë, si orë dore e markës Rolex dhe varëse floriri etj, që i mituri i ka patur me vete ditën e ngjarjes kur është zhdukur.

Në konferencën për mediat, Drejtori i Drejtorisë Vendore të Policisë Lezhë, Vehbi Bushati thotë se autori i dyshuar e ka mohuar të ketë lidhje me ngjarjen, por shton se Policia dhe Prokuroria kanë prova të cilat dëshmojnë fajësinë e tij.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Gjendet pa shenja jete një 28-vjeçar në Malësinë e Madhe

Një 28-vjeçar është gjetur pa shenja jete pasditen e sotme në fshatin Boriç i Madh,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Autorë të disa vjedhjeve, arrestohen 3 persona ne Tiranë dhe Rinas

Tre persona kanë rënë në prangat e policisë, pasi janë autorë të disa vjedhjeve në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Hetimet/arrestohen pas tre muajsh gruaja dhe partneri i saj në Torino, detaje

Policia italiane ka arrestuar dy persona të dyshuar si autorë të vrasjes së Mikel Rrokut,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Hënë 5 Tetor 2026

Dashi Jo të gjitha dëshirat dhe pritshmëritë tuaja do të realizohen sot. Ju mund të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tavolina pokeri, çipsa dhe 8 mijë euro cash, 2 të arrestuar në Fier!

Një tjetër rast i organizimit të kundërligjshëm të lojërave të fatit është goditur nga Policia…

LEXO ME SHUME