Categories Lajme

Dyshohet si autor i një vrasjeje, arrestohet shtetasi polak me identitet të rremë

Një shtetas polak është shoqëruar në komisariat nga Policia e Kakavijës i cili po udhëtonte drejt Greqisë, pasi është konstatuar se kishte probleme me dokumentet e tij të identifikimit.

Sipas raportimeve paraprake mësohet se ky shtetas udhëtonte me një ID Card greke të falsifikuar me emrin Dimitris K nga Athina. Forcat policore kanë dyshuar për autenticitetin e ID Card greke dhe kanë hulumtuar më tepër nga ku dhe rezultoi se shtetasi ishte polak.

Ky shtetas, identiteti i saktë i të cilit ende nuk është bërë i njohur, dyshohet të ketë gisht në një vrasje të kryernë kryeqytetin e Greqisë, Athinë. Burime konfidenciale shprehen se polaku 38 vjecar ka vrarë një vit më parë në kryeqytetin grek Athinë, Mihal Kapuranin.

Bëhet fjalë për një ngjarje të ndodhur disa muaj më parë ku një 23-vjeçar shqiptar u ekzekutua  në sheshin e lagjes “Exarchia” të kryeqytetit të Greqisë, Athinë .

Sipas policisë, viktima është Mihal Kapurani nga Korça. Burime policore thanë se viktima u sulmua nga agresorët në sheshin e lagjes, pas një konflikti që pati mes tij dhe 3 bashkëkombasve të tij për shkaqe ende të panjohura. Ndërkohë ende nuk dihet se cila mund të ketë qenë roli i shtetasit polak në këtë ngjarje të rëndë.

Dyshohet se polaku është vrasës me pagesë dhe në Shqipëri ka hyrë ilegalisht.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Vorë\ Shpërthim me lëndë plasëse në derën e një banese

Shpërthim me lëndë plasëse në Vorë, dëme të lehta materiale Një shpërthim me lëndë plasëse…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Fier, zhduket celulari që iu kap të dënuarit, AMP pezullon nga detyra 4 punonjës

Nga njoftimi i AMSEVP rezulton se bëhet fjalë për një hetim penal të lidhur me zhdukjen…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dy ‘fole’ prostitucioni në Tiranë, pranga dy brazilianeve dhe kolumbianes

Policia e Tiranës ka goditur dy raste të ushtrimit të prostitucionit në kryeqytet, aktivitet i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Skafi pësoi defekt në motor dhe rrezikoi të fundosej, shpëtohen 8 anëtarët e një familjeje në Spille

Një skaf me tetë persona në bord ka rrezikuar të fundosej në zonën e Spillesë,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Flakët në dy fronte, Dajt dhe Dibër! Ministria e Mbrojtjes: Sot 10 vatra zjarri, 5 janë ende aktive, s’ka rrezik për banesat!

Zjarret vijojnë të djegin sipërfaqe me pyje e bimësi në territorin e Shqipërisë. Ministria e…

LEXO ME SHUME