Categories Lajme

E bënë “rrugën” disa herë, shqiptari e pranon: Kam trafikuar njerëz në Britani

Një person ka pranuar se ka pasur rol në një organizatë që merrej me trafikun e qenieve njerëzore drejt Britanisë së Madhe. Katër persona të tjerë që janë vënë po ashtu në pranga në lidhje me këtë rast kanë mohuar që të kenë kryer këtë vepër penale.

Sipas asaj që shkruajnë mediat, ky grup përdorte gomone për të udhëtuar në Belgjikë, mblidhte emigrantët dhe i çonte në Margate të Kent-it. Përgjatë një viti, sipas Agjencisë Kombëtare të Krimit, grupi kryente disa “rrugë”.

Më 17 Prill u zhvillua seanca dëgjimore ku 51-vjeçari Banet Tershana pranoi se kishte lehtësuar kryerjen e një shkeljeje ose tentative për shkeljen e ligjit të emigracionit. Shokët e tij, Arsen Feci, 44 vjeç, Klodian Shenaj, 48 vjeç dhe Jetmir Myrtaj, 44 vjeç, të gjithë shqiptarë i mohuan akuzat. Pjesë e grupit ka qenë edhe një irlandez, Desmond Rice, 46 vjeç, i cili po ashtu ka mohuar akuzat.

Tershana, Rice, Feci dhe Shenaj u arrestuan më 28 Shkurt, ndërsa Myrtaj më 15 Mars. 12 emigrantë, të cilët mendohet se janë të gjithë shqiptarë duke përfshirë edhe një fëmijë, u morën në ruajtje nga autoritetet belge pasi një anije u sekuestrua në Essex. Tershana kërkoi lirinë me kusht, por kjo u refuzua. Ai qëndron në qeli së bashku me Shenajn dhe Rice. Ndërsa Myrtaj dhe Feci janë liruar me kusht.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Masat/ Protesta e opozitës, policia e përgatitur për çdo skenar, 1300 efektivë në terren

Protesta e thirrur në orën 18:00 nga Opozita ka vënë në gatishmëri Policinë e Shtetit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shoferi shqiptar humb jetën në aksident me kamion në Itali, la pas dy fëmijë

Një 48-vjeçar shqiptar, prej vitesh emigrant në Itali, ka humbur jetën në një aksident tragjik…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Projekti TID në Durrës, banorët kërkojnë kompensim të drejtë nga shteti për prishjen e shtëpive

Që kur mësoi se shtëpia e tij pranë bulevardit “Epidamn” do të prishej për t’i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Dielë 21 dhjetor 2025

Dashi Do jeni shume te vendosur gjate kësaj dite t’i zgjidhni te gjitha problemet qe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tragjedia në Lezhë, nëna i jep fund jetës pas vdekjes së djalit 42 vjeçar

Një dramë e thellë familjare, që duket sikur ka dalë nga skenat e një filmi…

LEXO ME SHUME